Pjesa më e madhe e personave që kryejnë vetëvrasjeve në vendin tonë janë meshkuj. Sipas të dhënave që Shqipëria i ka dorëzuar Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në vitin 2012, kjo e fundit ka publikuar raportin botëror të vetëvrasjeve.
Sipas raportit të OBSH rezulton se në vendin tonë u vetëvranë 205 vetë, nga të cilët 112 ishin meshkuj dhe 93 femra.
Numri më i lartë i viktimave është në grupmoshat mbi 70 vjeç, të cilët zënë dhe 19.3 për qind të numrit total të vetëvrasjeve.
Ndërkaq, sipas raportit të OBSH-së, numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve ka pësuar një rënie me 15.3 për qind, në krahasim me vitin 2000, por ajo që vihet re është fenomeni i rritjes së rasteve te grupmoshat 15-20 vjeç dhe mbi 50 vjeç. Pas personave mbi 70 vjeç, numri më i lartë i vetëvrasjeve rezulton të jenë moshat 50-69 vjeç, ndërsa pas tyre vijnë 30-49 vjeçarët.
Numri më i ulët i vetëvrasjeve shihet te moshat 5-14 vjeç, me 0.8 për qind të totalit.
Por, në nivel global një person kryen vetëvrasje në botë çdo 40 sekonda. Në raportin e OBSH-së për parandalimin e vetëvrasjes janë analizuar 10 vjet të të dhënave mbi vetëvrasjen nga e gjithë bota.
Raporti arriti në përfundimin se rreth 800,000 njerëz vrasin veten çdo vit; dhe mosha më e shpeshtë e vetëvrasjes te të rinjtë është nga mosha 15 deri 29 vjeçar, ndërsa normat e vetëvrasjeve janë më të lartat në njerëzit e moshës 70 vjeçare dhe mbi të; dhe 75 për qind e vetëvrasjeve janë në mesin e njerëzve nga vende të varfra dhe ato me të ardhura mesatare.
OBSH tha se vetëvrasja ishte një "problem i madh i shëndetit publik", që shumë shpesh trajtohet si tabu.
Agjencia tha se kufizimi i qasjes në armët e zjarrit dhe kimikateve toksike, mund të ulë normat e vetëvrasjes, dhe theksoi se futja e një strategjie kombëtare për uljen e vetëvrasjeve, do të ishte efektive.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com