OBSH: Një në dhjetë njerëz në botë
  vuan nga një sëmundje mendore

OBSH: Një në dhjetë njerëz në botë<br />  vuan nga një sëmundje mendore
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se një në dhjetë persona në botë vuan nga sëmundje mendore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me hartën e të sëmurëve mendorë në 2014, një nga zyrtarët e Shëndetit Mendor pranë OBSH-së, Fahmy Hanna në një deklaratë për shtyp tha se personeli shëndetësorë në botë ofron shërbime për vetëm një për qind e të sëmurëve mendorë.

Hanna ka thënë se për çdo 10.000 njerëz në botë ka një mjek për sëmundje mendore, dhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme një mjeku i bie rreth 100 mijë banorë.
Sipas hulumtimeve nga OBSH, në mbarë botën një në çdo dhjetë persona është i sëmurë mendor.

Çdo vit, 900 mijë njerëz kryejnë vetëvrasje dhe vetëvrasja në mesin e të rinjve është shkaku i dytë më i përhapur i vdekjes, tha Hanna.

Një në katër persona në botë në një kohë të caktuar në jetën e tij kalon një çrregullim mendor, ndërkohë që tre nga katër prej këtyre njerëzve nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.

OBSH paralajmëron se deri në vitin 2030 depresioni mund të jetë kriza më e madhe globale.

Redakasia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane