OBSH paralajmëron 'epideminë e obezitetit' në Evropë! Nutricionistja Garuci: Shëndeti para estetikës, ushqehuni mirë

Obeziteti po përhapet vrullshëm dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shumë shpejt do të marrë përmasat e një epidemie. Nutricionistja Arlinda Garuci thotë se në Shqipëri obezët që kryejnë konsulta dietike janë në rritje, por mbipesha shihet më shumë si problem estetik sesa shëndetësor.

Organizata Botërore e shëndetësisë ka paralajmëruar përhapjen e obezitetit  në formën e një epidemie në Evropë. Sipas OBSH normat e obezitetit në rajon janë rritur për 138 për qind në pesë dekadat e fundit. 59 për qind e të rriturve dhe gati një në tre fëmijë janë ose mbipeshë ose obeze.

Nutricionistja Arlinda Garuci thotë se në Shqipëri shifrat e obezëve që kërkojnë asistencë dhe kryejnë konsulta dietike kanë ardhur në rritje. Si shqetësim më madhor Garuci sheh trajtimin e mbipeshës më shumë si problem estetik se shëndetësor.

Gjinia femërore i drejtohet më së shumti zyrave nutricionale për të mbajtur djetë dhe për të bërè trajtime të ndryshme. Promovoj shëndetin para estetikës. Kërkesa më e lartë është në periudhën e pranverës dhe njerëzit duhet te ndihen mirë me veten ..Është gjë e mirë të ndihesh mirë me veten , të kesh besim që patjetër një peshë e mirë ta sjell. Nga ana tjetër mbipesha duhet parë jo si problem estetik, por si parandalim i sëmundjeve që vijnë. Sëmundje kardiovaskulare, diabet i tipit 2, osteoporoza, probleme me kockat, tha nutricionistja Arlinda Garuci.

Një ushqyerje e shëndetshme me ushqime bio dhe konsumi i 5 vakteve duke marrë të gjitha vlerat ushqimore janë rekomandimet kryesore për parandalimin e obezitetit.

“Kështu që duhet të konsumojmë 5 vakte në ditë, mëngjesin, vaktin e ndërmjetëm të paradites ku fëmijët përshembull mund të marrin me vete diçka të përgatitur nga shtëpia dhe jo të blejnë produkte të konvecionuara të cilët kanë kolorantëadiktivë, kanë kripë, kanë shumë sheqer dhe sigurisht nuk janë të shëndetshme , pastaj dreka, vakti i ndërmjetëm i pasditës i cili shumè mirë mund të zëvëndësohet me një frut të stinës apo me një grusht frutash të thatëapo me alternativa të ndryshme te fèmijët psh një tost me perime të ndryshme mund t’i bënte shumë mirë dhe darka”, tha ajo

Mbipesha dhe obeziteti vlerësohet se shkaktojnë më shumë se 1.2 milion vdekje në vit, duke përbërë më shumë se 13 për qind të vdekjeve në rajon, thuhet në raportin e OBSH-së.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja