TIRANE- Ndotja e ajrit është kthyer në një ndër vrasësit më të mëdhenj të njerëzve. Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e saj të publikuar së fundmi thotë se plot 7 milionë njerëz kanë vdekur përgjatë vitit 2012, si pasojë e ekspozimit ndaj ajrit të ndotur.
Shifër kjo dy herë më e lartë se numri i vdekjeve të shënuara në vitin 2008, po nga cilësia e ajrit.
Është kjo arsyeja që për ekspertët e OBSH-së, ndotja e ajrit është tani rreziku më i madh në botën e shëndetit mjedisor.
Të dhënat e raportit të OBSH-së bëhen më të frikshme -edhe për faktin se një pjesë e madhe e “viktimave” të ajrit të ndotur janë të rinjtë, të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Si pasojë e këtij ekspozimi të vazhdueshëm, ata vdesin para kjohe nga sëmundjet kardiovaskulare, infarktet apo sëmundje kronike të mushkërive dhe kancerit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në vendet e ulëta dhe me të ardhura mesatare në Azinë Juglindore dhe në Pacifikun perëndimor ku rreth gjysma e popullsisë së botës gatuajnë dhe ngrohin shtëpitë e tyre duke përdorur zjarre të hapura.
Për zyrtarët e shëndetësisë, përdorimi i qymyrit dhe biomasës së lëndëve djegëse, të tilla si druri, plehu i kafshëve është përgjegjës për 4.2 milion njerëz që vdesin para kohe në vitin 2012.
Redaksia online
(ek/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com