OBSH e shqetësuar për variantet e reja të COVID-19: Të përshpejtohet vaksinimi

Evropa dhe kompanitë farmaceutike duhet të bashkëpunojnë për të përshpejtuar vaksinimet kundër Covid-19 dhe për të ndarë dozat me vendet më të varfra, u shpreh kështu kreu i  OBSH-së për Evropën duke shprehur shqetësim në lidhje me përhapjen e varianteve të reja të virusit.

"Ne duhet të bashkohemi për të përshpejtuar vaksinimet," tha drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge dhe theksoi se kompanitë farmaceutike duhet të bashkojnë përpjekjet për "rritjen drastike të kapacitetit të prodhimit". Në Bashkimin Evropian, vetëm 2.5% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës, megjithëse njoftimet nga disa laboratorë për rritjen e dërgesave të vaksinave kanë rritur shpresat për një përshpejtim të procesit.  Ndërkohë që Kluge është shprehur tejet i shqetësuar për efektivitetin e vaksinave kundër varianteve të reja të virusit  

"Kjo është pyetja e madhe. Jam i shqetësuar. Ne duhet të jemi të përgatitur për mutacione të reja të virusit”, paralajmëroi ai, duke u bërë thirrje vendeve të zgjerojnë kapacitetin e tyre prodhues. 

Nga 53 vendet të OBSH-së, 37 kanë raportuar raste të variantit britanik dhe 17 kanë regjistruar raste të variantit të Afrikës së Jugut.

Lufta kundër pandemisë tani duket më sfiduese sesa në dhjetor kur vaksinat e para u bënë të disponueshme.

Ai përsëriti thirrjen e OBSH-së për vendet e pasura për të treguar solidaritet ndaj kombeve të varfra të cilët e kanë të pamundur blerjen e vaksinave, në mënyrë që të vaksinohen sa më shumë”  të moshuar, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme" - pa pritur të kapërcejnë pragun prej 70% të kërkuar për të arritur imunitetin e tufës.

"Nëse ata vaksinojnë 20% të popullsisë së tyre, mbase ky është momenti që ata tashmë të fillojnë të ndajnë disa vaksina. Ne e dimë që në BE, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, të gjithë ata bënë marrëveshje për katër deri në nëntë herë më shumë doza sesa u duhen. Pra, fjala ime këtu është mos prisni derisa të  vaksinoni 70% të popullsisë tuaj , për ta ndarë me Ballkanin, për të ndarë me Azinë Qendrore, Afrikën ", tha Kluge.

OBSH ndërkohë deklaroi se është në favor të vendeve që lëshojnë certifikata vaksinimi, por kundër idesë së "pasaportave të vaksinimit" të kërkuara për udhëtime.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse