OBSH: Rritet me 9% numri i infektimeve me COVID-19 në Evropë pas 6 javësh rënie

OBSH: Rritet me 9% numri i infektimeve me COVID-19 në Evropë pas 6 javësh rënie

Foto qytetarësh në rrugë me maskë anti-COVID

OBSH deklaroi se numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur në Evropë pas 6 javësh rënie.

“Javën e kaluar, rastet me COVID-19 janë rritur me 9% në Evropë, pra 1 milionë më shumë. Kjo solli fundin e 6 javëve premtuese në të cilat kishte një rënie të infektimeve. Tani gjysma e rajonit tonë po përballet me një rritje të numrit të rasteve të infektimeve nga virusi.” tha Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë Hans Kluge, në një konferencë për shtyp.

Klege theksoi se konstatohet një rritje kryesisht në Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Ne po konstatojmë një rritje në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rastet e reja janë rritur gjithashtu edhe në disa vende të Evropës Perëndimore ku përqindja ka qenë shumë e lartë”, tha ai.

Rajoni i OBSH-së në Evropë përfshin 53 shtete dhe vaksinimi ka nisur në 45.

Për sa i përket vaksinimit, 2.6 përqind e popullsisë së Bashkimit Evropian ka marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 dhe 5.4 përqind ka marrë një dozë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?