Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shpërthimi i vazhdueshëm Ebola-s në Kongo këtë javë - është një "ngjarje e jashtëzakonshme"  dhe një shqetësim i thellë, por nuk mund të shpallet ende një emergjencë globale.

Ky shpërthim, i dyti-vdekjeprurëse në histori, ka vrarë më shumë se 1.400 njerëz. Në një konferencë  për shtyp pas takimit, Dr. Preben Aavitsland, njoftoi se shpërthimi është "një emergjencë shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos", por se situata ende nuk i plotëson kriteret për t'u shpallur globale.

Aavitsland tha se komiteti ishte "thellësisht i zhgënjyer" që OBSH dhe vendet e prekura nuk kanë marrë fondet e nevojshme për të ndaluar shpërthimin dhe për të dhënë një mesazh të hapur për donatorët.

Shefi i emergjencës së OBSH-së pranoi se agjencia nuk ka qenë në gjendje të gjurmojë origjinën se nga vjen virusi.

Komiteti i ekspertëve i OBSH-së është takuar dy herë për të parë situatën në Kongo.