OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

Në një kohë që numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 94 milion dhe ai i viktimave në 2.  Përpjekjet e qeverive për të vaksinuar të gjithë qytetarët qoftë edhe me kushte, vazhdojnë në disa shtete. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare.

Drejtori i programit të Situatave Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan tha se Komiteti nuk rekomandon “kushtin që personat që udhëtojnë të posedojnë dokumentin që dëshmon se janë të vaksinuar”.

Lidhur me “pasaportën për vaksinën” Komiteti tha se “Duke marrë parasysh se nuk dihet ende efekti i vaksinës në uljen e infektimit dhe se aktualisht ka një vaksinim shumë të kufizuar, Komiteti u ka rekomanduar vendeve të mos kërkojnë nga udhëtarët dëshmi se janë vaksinuar”.

Ndërkohë që bëri thirrje për të disatën herë për solidaritet mes vendeve dhe dhurimin e vaksinës për vendet të cilat ende nuk kanë pasur mundësinë ta kenë.

 “Punonjësit e shëndetësisë janë lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus.

Më tej ai nënvizoi se punonjësit e shëndetësisë dhe personat me rrezik të lartë duhet të kenë përparësi në vaksinime.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liri: 16/01/2021 16:02

    Po si o marin mendjen e grekut per kete ide. Greku sben asgje kot...cdo gje e ka vetem Per vete qe te hapi kufijte dhe te vijne turista qe kane bere vaksinen. Dhe nqs do rritetn ifektimet te justifikohet ne popull qe ne kemi vetem te vaksinuar. Skemi faj. Ptu jevgj te poshter. Qe ne shekullin e 21 akoma pretendoni territore ndaj fqinjeve. Dhe pse e dini mire qe keni mare shume me shume se cju takon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës