Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë

Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë

Foto ilustruese

Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve. 

Efektet e para të krizës nisën që në vitin 2020 pas izolimit nga COVID-19, ku kompanitë u detyruan të ndryshonin zinxhirin e prodhimit, dhe të fokusoheshin tek materialet mjekësore. 

Por rënia e fitimeve të këtij sektori kulmoi në vitin e kaluar dhe vijoi të thellohet edhe në janar të këtij viti. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave sektori i tekstileve dhe këpucëve ka shitur vjet mallra me vlerë 126.308 miliardë lekë (1,2 mld euro euro), me rënie prej rreth 8.9 miliardë lekë (87,5 mln euro) krahasuar me vitin 2022.

Këtyre shifrave ju shtuan edhe humbjet e muajit janar ku eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 2.1 miliardë lekë (20,7 mln euro) në krahasim me janarin e vitit 2023. Pra në total fatura e humbjeve pa llogaritur numrin e kompanive të mbyllura dhe punonjësve të larguar arrin në afro 110 milionë euro.

Shkaku kryesor sipas shoqatës ProEksport Albania është zhvlerësimi i euros, që ka rënë me 10% vitin e kaluar, ndërsa vijon të mbetet në nivelin 103 lekë një euro edhe këtë vit.  Nëse në fund të vitit 2022 një euro kushtonte deri 116 lekë, aktualisht është në vlerën 103.7 lekë, por vjet në verë zbriti deri në 100 lekë. Kjo rënie e fortë, ju zhvlerëson eksportuesve fitimet, pasi shesin të njëjtin mall e marrin më pak para. 

Por nga ana tjetër në rënie janë edhe kontratat e reja që ato kanë për punë, kjo sipas kompanive ka ardhur për shkak të kostove të shtuara dhe shtrenjtimit të krahut të punës në vend.

Bazuar në raportet e INSTAT, importet e tekstileve dhe këpucëve vjet u ulën me 7.5 miliardë lekë, ndërsa në muajin e parë të këtij viti ato pësuan një rënie me 586 milionë lekë krahasuar me janarin e vitit 2023.

Për të mbështetur sektorin dhe për ta nxjerrë nga kriza, qeveria ju ka premtuar disa masa mbështetëse, një prej të cilave është garancia sovrane, që u miratua këtë të mërkurë në vlerën 4 miliardë lekë. Teksa ende nuk janë specifikuar kushtet dhe kriteret e kësaj garancie apo dhe norma e interesit, ProEksport Albania thotë për Report TV, që në mënyrë që sektori të përfitojë duhet të jetë norma e interesit jo më e lartë se 1.5%, si dhe shteti duhet të dalë garant për 80% të kredisë. 

Pra kolaterali që duhet të vë në dispozicion të bankave shteti në mënyrë që të japin kredi për eksportuesit e këtij sektori të jetë 80%, ndërsa 20% të mbulohet nga privati. Po ashtu ato kërkojnë që edhe kërkesat e bankave apo analizat e riskut që ata bëjnë për të miratuar huanë të jenë të lehtësuara, pasi bilancet e tyre financiare janë të dobëta për shkak të goditjeve që kanë pësuar. 

Qeveria po ashtu ju ka premtuar miratimin edhe të një mekanizmi lehtësues, në formën e overdraftit për të pasur në dispozicionin likuiditetin e nevojshëm në mënyrë që kompanitë të nisin prodhimin sipas kontratave që ata kanë. Do të ngrihet një skemë financimi për një akademi profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani si dhe rimburisim të shpejtë të TVSH-së.

EKSPORTET E TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE 
Viti 2022       135.222 mld lekë
Viti 2023       126.308 mld lekë
Diferenca        - 8.914 mld lekë

IMPORTET E TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE 
Viti 2022      101.788 mld lekë
Viti 2023        94.191 mld lekë
Diferenca        -7.597 mld lekë

EKSPORTET E TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE 
Janar 2023       11.355 mld lekë
Janar 2024         9.243 mld lekë
Diferenca         -2.112 mld lekë

IMPORTET E TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE 
Janar 2023           6.394 mld lekë
Janar 2024           5.808 mld lekë
Diferenca             -586  mln lekë

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 21/02/2024 17:22

    S'ka shaka, kemi lekun me te forte ne bote or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano