OBSH, thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare për pandemitë

OBSH, thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare për pandemitë

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje ndërkombëtare për të ndihmuar parandalimin dhe luftën ndaj pandemive të ardhshme. Thirrjet vijnë pak pas shfaqjes së variantit të ri dhe shumë shqetësues të COVID-19, Omicron.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ende është shumë e paqartë se sa ngjitës dhe i rëndë mund të jetë infektimi me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Ai i bëri këto komente në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim hartimin e një plani global të veprimit drejt parandalimit, përgatitjes dhe reagimit ndaj pandemive të ardhshme.

“Shfaqja e variantit Omicron nxjerr në pah rrezikshmërinë dhe pasigurinë e situatës sonë. Afrika e Jugut dhe Botsvana duhet të falënderohen për zbulimin dhe raportimin e këtij varianti, e jo të ndëshkohen. Omicron tregon se përse botës i duhet një marrëveshje e re për pandemitë. Sistemi aktual dekurajon vendet nga paralajmërimi i të tjerëve rreth kërcënimeve që në mënyrë të pashmangshme do të përhapen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ky reagim vjen pas kufizimeve të udhëtimeve ajrore me rajonin ku u identifikuan rastet me para me variantin Omicron. Tedros tha se shkencëtarët e OBSH-së dhe të tjerët rreth botës po punojnë për të deshifruar kërcënimin që paraqet varianti i ri.

“Ende nuk e dimë se sa ngjitës është Omicroni dhe nëse infektimi me të shkakton sëmundje të rëndë ose sa e efektshme është vaksina ndaj tij”, tha Tedros, ndërsa shtoi se bota duhet të jetë vigjilente ndaj kërcënimit të koronavirusit dhe se Omicron na kujton se COVID-19 ende nuk është eliminuar.

Një projekt-rezolutë që pritet të miratohet nga Asambleja Botërore e Shëndetësise nuk parasheh krijimin specifik të një “traktati për pandemitë” ose një “instrumenti ligjërisht të detyrueshëm” me qëllim të forcimit të reagimit ndërkombëtar kur në botë të shpërthejë një pandemi e re./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun

LIVE- Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun