OBSH: Vaksinat anti-Covid, shumë efektive kundër variantit Delta

Vaksinat aktuale kundër COVID-19, janë efektive kundër Variantit Delta të koronavirusit, pavarësisht se ai përhapet më shpejt dhe ka një shkallë më të lartë rezistence ndaj vaksinave, deklaroi kështu epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.

 “Vaksinat mbeten shumë efektive. Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve - përfshirë edhe ato nga varianti Delta”, tha Van Kerkhove.

Ky variant, i shfaqur fillimisht në Indi ka shkaktuar një rritje të rasteve nga Portugalia në Rusi, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit u detyrua në fillim të këtij muaji të shtyjë për katër javë lehtësimin e masave kufizuese, për shkak të tendosjes së variantit Delta.

Në Shtetet e Bashkuara, ku normat e vaksinimit janë relativisht të larta, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës.

Infeksionet dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë, për shkak të fushatave intensive të vaksinimit, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov.

Në Izrael,  vendi me një nga normat më të larta të vaksinimit në botë autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për vaksinimin e adoleshentëve të moshave 12 deri në 15 vjeç, për shkak të përhapjes së madhe të këtij varianti. Sipas autoriteteve në Izrael, gati një e treta e rasteve të reja gjatë javës së kaluar, kanë qenë persona të vaksinuar dhe shumë nga të infektuarit e rinj janë prekur me variantin Delta.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael, Hezi Levi, tha se shumica e rasteve të reja në mesin e individëve të vaksinuar janë të lehta, por u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre adoleshentë.

Varianti Delta i shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në rastin e variantit Delta, ka regjistruar transmetueshmëri më të madhe, por ende nuk ka prova për vdekshmëri më të lartë. Simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës