OBSH: Vaksinat kundër COVID duhet të sigurojnë mbrojtje edhe ndaj variantit Omicron

OBSH: Vaksinat kundër COVID duhet të sigurojnë mbrojtje edhe ndaj variantit Omicron

Foto ilustruese

Vaksinat ekzistuese kundër COVID duhet të sigurojnë mbrojtje nga rastet e rënda edhe ndaj variantit Omicron. Kështu tha sot një zyrtar i OBSH-së.

"Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye për të pritur që nuk do të jetë kështu" për Omicron, tha Mike Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH-së.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur një studim i bërë në Afrikën e Jugut zbuloi se vaksina Pfizer/BioNTech mund të rezultojë deri në 40 herë më pak antitrupa neutralizues kundër Omicron sesa kundër llojit origjinal të COVID.

Rezultatet e këtij studimi nuk janë parë akoma nga shkencëtarë të tjerë, teksa ende ka shumë pikëpyetje që nuk kanë marrë përgjigje për Omicron.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'