OBSH: Vendet evropiane të forcojnë kontrollin, varianti i ri i COVID-19 rrezik të përhapet me shpejtësi

OBSH: Vendet evropiane të forcojnë kontrollin, varianti i ri i COVID-19 rrezik të përhapet me shpejtësi

Simboli i OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të rrisin masat anti-COVID si pasojë i variantit të ri të COVID-19 që është shfaqur në Britaninë e Madhe.

Sipas OBSH-së përveç Britanisë, nëntë raste të këtij varianti të ri të koronavirusit janë raportuar në Danimarkë, një në Hollamd dhe një në Austri.

“Në Evropë, transmetimi i virusit është intensivë dhe i shpejtë shtetet duhet të rrisin kontrollin dyfshish me qëllim parandalimin e përhapjes” ka thënë OBSH-ja.

Disa vende evropiane vendosën të dielën të pezullojnë të gjitha fluturimet nga Britania pas zbulimit të llojit të ri të koronavirusit për të cilin Londra tha se ishte "jashtë kontrollit"

OBSH vuri në dukje shenjat paraprake që varianti ri  mund të jetë në gjendje të përhapet më lehtë midis njerëzve, ai tha se nuk kishte asnjë provë për të treguar ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes, por kjo është gjithashtu nën hetim.

Javën e kaluar, Evropa u bë rajoni i parë në botë që kaloi 500,000 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, duke shënuar më shumë se 1.6 milion victim në të gjithë botën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash