OBSH: Virusi Ebola po përhapet
në mënyrë të “paprecedentë”

Organizata Botërore e shëndetësisë shprehet e shqetësuar për përhapjen e shpejtë dhe në shtrirje të gjerë të sëmundjes së Ebolës në Afrikën Perëndimore. Dr. Keiji Fukuda është shprehur se Ebola po përhapet në mënyrë të paprecedentë në të asht-quajturat “zonat e errëta”, në të cilat nuk mund të arrihet dhe pacientët nuk mund të mbahen nën kontroll. Ai ka theksuar se lufta ndaj saj do të kërkojë shumë kohë dhe shumë punë në zbulimin e një kure shëruese.
 
Organizata konfirmoi 142 raste të reja të kësaj sëmundje që prej 19 gushtit dhe 77 raste të vdekurish. Në kuadër të ndihmës ata kanë shpërndarë ushqime për banorët e indinjuar në një zonë në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia, për shkak se janë vendosur në karantinë.
 
Ndërkohë rasti më i fundit vjen nga një e re Italiane me iniciale E.S., vetëm 23 vjeç, e cila është marrë nën kujdesin mjekësor të Stambollit. Ajo udhëtonte nga Kenya dhe ishte diagnostifikuar me malaria. Gjatë udhëtimit të kthimit drejt Italisë është ndjerë keq dhe ka ndaluar në aeroportin e Stambollit, ku pas analizave ka rezultuar se është e prekur nga Ebola.
 
Epidemia e Ebolës ka shënuar numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga ndonjë sëmundje tjetër, me 1427 të vdekur dhe 2,615 raste të prekurish deri më tani. Ndërsa bilanci i viktimave rritet dita ditës, ende nuk ka një vaksinë për shërimin e saj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë