OBSH: Virusi i ri vdjekjeprurës
transmetohet mes njerëzve

OBSH: Virusi i ri vdjekjeprurës <br />transmetohet mes njerëzve
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se koronavirusi i ri (NCoV) mund të trasmetohet mes njerëzve me anë të kontaktit të ngushtë. Ky njoftim vjen pasi Ministria Franceze e Shëndetësisë konfirmoi një person të dytë i cili kishte marrë virusin nga kontakti me një person të infektuar gjatë një vizitë në Dubai muajin e kaluar.

Dy persona të tjerë në Arabinë Saudite janë raportuar gjithashtu se kanë vdekur nga ky virus, sipas zyrtarëve të Minsitrisë Shëndetësorë në këtë shtet. NCoV njihet si një virus që infekton qelizat e njeriut dhe shkakton dëmtime potencialisht vdekjeprurëse në mushkëri dhe ndonjëherë edhe mosfunksionim të veshkave. Zyrtarët e Organizatës Botërore e Shëndetësisë kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me rastet e fundit të këtij virusi dhe përhapjen e tij.

Deri tani në Lindjen e Mesme dhe në Europë janë shënuar 34 persona të infektuar me këtë virus vdekje prurës përfshirë 18 të vdekur. Ky virus u zbulua në Arabinë Saudite në shtator të 2012-s. Raste të tjera në lidhje më këtë virus të ri janë shënuar edhe në Jordani, Gjemani, Britani dhe Francë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash