OBSH: Zgjidhja ndaj koronavirusit nuk do të jetë e thjeshtë

OBSH: Zgjidhja ndaj koronavirusit nuk do të jetë e thjeshtë

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom tha të hënën se “asnjëherë nuk mund do të ketë një zgjidhje të thjeshtë për një problem të ndërlikuar”, duke iu referuar përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ai shtoi se “një numër i vaksinash ndodhen tashmë në fazën e tretë të provave klinike dhe shpresat janë që disa prej tyre të jenë efektive që të mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit”. Por sipas tij ”përgjigja mund të mos jetë përfundimtare për momentin dhe mbase mund të mos jetë kurrë”.

Zoti Adhanom u bëri thirrje të gjitha vendeve dhe individëve që “të bëjnë gjithëçka”, duke renditur testimet, gjurmimin e kontakteve, distancimin social dhe vendosjen e maskave, si disa nga gjërat e nevojshme që duhet të vazhdojnë të bëhen për të ndaluar përhapjen e virusit, siç tha ai.

Komentet e kreut të OBSH-së vijnë ndërsa numri i infeksioneve dhe rasteve të vdekjeve si pasojë e COVID-19 vazhdon të rritet në të gjithë botën. Që nga fillimi i pandemisë numri i infeksioneve në rang botëror ka arritur në mbi 18.3 milionë, ndërsa ai i vdekjeve në mbi 694 mijë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë