Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për shkollën e mesme të bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël të Fushë-Krujës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë lajmin për nisjen e punimeve, duke e cilësuar këtë shkollë si një tjetër investim në arsim. Sipas kryeministrit, deri më tani janë mbi 450 shkolla të rindërtuara apo të rikonstruktuara në të gjithë Shqipërinë.
“Shkolla e mesme e bashkuar ‘Ramazan Karaj’ i shtohet kolanës së investimeve në arsim, me mbi 450 shkolla të rilindura në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama.










Komente
Komento