Oceana, këngëtarja me famë botërore
vjen për herë të parë në Shqipëri 

Oceana, këngëtarja me famë botërore<br />vjen për herë të parë në Shqipëri <br>
Oceana këngëtarja gjermane me famë botërore vjen për herë të parë në Shqipëri për të përformuar live.

Lajmi ka disa ditë që qarkullon në rrjetet sociale. Oceana është bërë e njohur për publikun Shqiptar përmes kolonës zanore të Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2012, e cila ka qenë kënga zyrtare e Uefa.

Këngëtarja do të vijë në Tiranë për të performuar, e cila performoi live ditën e sotme në orën 20:30 por do të keni mundësi ta ndiqni edhe nesër në 3 shkurt në orën 21:30, do të keni mundësi që zërin e saj zëri i saj fantastik ta shihni të kombinuar me kitaristin Nesa nga Texas Flood Band.

Performancat e saj të mrekullueshme në dy net magjike do të keni mundësi t’i ndiqni në një nga mjediset më të njohura të Tiranës, tek “Aba Buisness Centre”, ndërsa në javët në vazhdim do të keni mundësi të ndiqni performanca nga të tjerë këngëtarë.

Ocean  Mahlmann e lindur në 23 janar 1982 ja doli të arrinte shumë shpejt majat e klasifikimeve ndërkombëtare me këngët e saj. Këngëtarja gjermane e rrymave soul, pop, R&B, regae e dance pop, sapo ka publikuar albumin e saj më të ri me titull “Can’t stop thinking about you”. Albumi përmban 12 këngë. Kënga e saj më e njohur për publikun është ajo me titull “Cry cry” me të cilën ajo u rendit për disa javë në disa nga klasifikimet më të larta botërore. Kjo këngë gjendet në albumin e saj debutues me titullin “Love supply”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema