‘Oda Dibrane’ mbyll edicionin e 28-të! 14 Ansamble dhe 500 artistë në festival, Ilir Shaqiri: E bukura është që ka të rinj

Një nga festivalet folklorike më të mëdha që zhvillohet në trevat Shqiptare "Oda Dibrane" përmbylli edicionin e saj të 28-të në Peshkopi. 14 grupe folklorike nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi prezantuan për tre netë me radhë trashëgiminë e çmuar kulturore-artistike kombëtare.

Është përmbyllur mbrëmja finale e edicionit të 28-të të festivalit folklorik ndërkombëtar “Oda Dibrane”, i cili për tre netë me radhë dhuroi emocione të shumta për publikun me rapsoditë, këngët dhe vallet folklorike.

14 ansamble folklorike dhe 500 artistë nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi sollën elementë unik të folklorit të krahinave.

Efekt dhe Drejtori i këtij festivali Veli Vraniçi ( Mjeshtër i madh) “ Ishte nga më të plotat, me numrin më të madh të artistëve dhe kjo e bën që festivali “Oda Dibrane” tashmë  nuk ka nevojë për koment është bërë pjesë e jetës artistike të të gjithë trevës shqipfolëse”

”Është një aktivitet i përmasave gjithëkombëtare ku çdo vit sillen risi nga grupe të ndryshme qoftë nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo edhe Mal i Zi dhe vende të tjera shqiptare.- tha Jeton Qafleshi koreograf.

Për kreun e Bashkisë Dibër Rahim Spahiu, “Oda Dibrane” do të jetë përherë një burim i pashtershëm tradite e mikpritjeje.

Ideatori I festivalit dhe njëkohësisht kryetari i Jurisë, Ilir Shaqiri vlerësoi prurjet e reja të grupeve konkurruese, pjesëmarrjen e të rinjve dhe kostumografinë e larmishme.

 “Oda Dibrane” gjithmonë na mëson që sado që ecim përpara me teknologjinë dhe gjithçka tjetër, na kthen tek ajo burimorja. E bukura është që ka të rinjtë, por e bukur që edhe mosha të tjera si mosha e dytë dhe e tretë i kemi në këtë skenë të madhe.- tha Ilir Shaqiri.

Mbrëmja finale e "Odës Dibrane" kulmoi me momentin emocionues, ku çmimi i madh u mor nga Shoqëria Kulturore Artistike "Malësori" nga Kosova.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë