Oda Ekonomike: Çimento, vendimi
dëmtoi tregtinë Shqipëri-Kosovë

Oda Ekonomike: Çimento, vendimi <br />dëmtoi tregtinë Shqipëri-Kosovë
PRISHTINE - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, i cili është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar Antikorrupsion (KKAK) i krijuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kritikuar ministren Kusari-Lila, se po dëmton imazhin e ekonomisë së Kosovës. Gërxhaliu ka premtuar se, nëse këmbëngulja e ministres Kusari-Lila do të vazhdojë, këtë problem do ta ngrehë në KKAK, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha institucionet shtetërore me rëndësi. Ai i ka thënë për “Epokën e re” se me vendimin e MTI-së shihet qartë se ka afera të mëdha korruptive, afera të krimit të organizuar dhe kontrabandës e përfitime personale nga njerëz të caktuar.

“Gabimet që ka bërë ministrja Kusari-Lila nuk i bën as një amator, e mos të flasim për një ministre që e udhëheq një ministri shumë të rëndësishme. Është koha të merret prokuroria me këtë rast. Nëse prokuroria dhe drejtësia e Kosovës nuk merren me këtë rast, atëherë është mirë të shpallet dita e ‘varrosjes së drejtësisë’ në vend”, ka deklaruar ai.

Gërxhaliu ka vlerësuar se vendimi i Mimozës (siç e quan ai ministren Kusari-Lila) jo që ka dëmtuar tregtinë ndërmjet dy vendeve, por e ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës, qoftë tek investitorët, por edhe më gjerë. “Ky është një kriminalitet i organizuar nga njerëz të caktuar. Gjithsesi duhet të hetohet kompania ‘Sharrcem’, pasi tradita e saj e importimit të çimentos, si lëndë të parë, ka filluar më herët. Është koha të ndalet kjo dukuri negative për Kosovën dhe biznesin”, ka thënë ai.
“U shkaktua një problem midis Shqipërisë dhe Kosovës, i cili nuk duhej fare të ndodhte”, është shprehur ai.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’