OECD përmirëson perspektivën për ekonominë globale (nga viti 2021)

OECD përmirëson perspektivën për ekonominë globale (nga viti 2021)

Organizata për Zhvillim  dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) ka përmirësuar perspektivën për ekonominë globale dhe është shprehur se rikuperimi do të jetë më i shpejtë nga sa ishte parashikuar.

Sidoqoftë organizmi ekonomik ka theksuar se situata mbetet jashtëzakonisht e pasigurt prej emergjencës shëndetësore shkaktuar nga Covid-19.

Sipas OECD, Prodhimi i Brendshëm Bruto Botëror (PBB) pritet të bjerë me 4,5% këtë vit, një rënie më pak vertikale nga sa pritej  me 6%, kurse rritja maksimale ekonomike në vitin 2021 parashikohet të jetë 5%.

Në praktikë, këtë vit vetëm Kina pritet të ketë rritje deri 1.8%, ndërsa ekonomia amerikane duhet të tkurret me 3.8%. Megjithatë, sipas Organizatës, vitin e ardhshëm shenja + pritet të jetë pothuajse kudo.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Eurozonës pritet të bjerë me 7.9% në vitin 2020, përpara se të rritet me 5.1% vitin vijues.

Sidoqoftë, përkundër rritjes së pritur, Eurozona nuk do të jetë ende në gjendje të rikuperojë humbjet e grumbulluara për shkak të pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'