/ATSH/.- Parashikimet buxhetore për vitin 2015 do të jenë mjaft sfiduese për faktin se problemet e vitit 2014 si pasojë e ngërçit politik janë duke u mbartur dhe aktualizuar, deklaroi sot Oda Ekonomike e Kosovës.
"E tëra kjo na bënë paksa të shqetësuar që sektori privat do të jetë në një pozitë më të palakmueshme dhe me një pozicionim jo konkurrues karshi shteteve të rajonit", thekson Oda.
Bëhet e ditur se në vitin 2014 Doganat e Kosovës kanë grumbulluar afër 871 milionë euro si kontribut për buxhetin e Kosovës. Të hyrat e grumbulluara nga Dogana, akciza, tvsh dhe taksat në krahasim me vitin 2013 patën një rritje prej rreth 4% .
Parashikimet për vitin 2015 janë që dogana e Kosovës të grumbullojë 974 milionë euro të ardhura nga sektori privat përmes grumbullimit nga Dogana, akciza, tvsh dhe taksat.
Për Odën Ekonomike është shqetësues fakti se Kosova edhe në vitin 2015 do të jetë eksportues i parasë së gatshme përmes importeve dhe rritjes kuantitative të importeve, sepse që të arrihet grumbullimi i 974 milionë euro nga Doganat, Kosova duhet të eksportojë afër 3.5 miliardë euro për blerje të produkteve të ndryshme, çka dëshmon se Kosova është duke u shndërruar në shoqëri të varur nga importi.
"E tëra kjo duhet të na detyrojë që të orientohemi drejt zhvillimit ekonomik, në veçanti duke e mbështetur sektorin privat në forma të ndryshme lehtësuese me qëllim forcimin e prodhimit vendor", thekson Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu përfundon se "që të arrihet një ambient më i volitshëm për të bërë biznes në Kosovë dhe për të përmirësuar pozitën e sektorit privat ekziston vetëm një emërues i përbashkët dhe ai është sundimi i rendit dhe i ligjit".
/Shqiptarja.com