Anulimi i zgjedhjeve/ Bylykbashi: Moment përvëlues për Ramën! KQZ-ja e kapur politikisht

"Moment përcëllues", e përkufizon ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, këtë situatë politike për kryeministrin Edi Rama, pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta. 

I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po organizon një grusht shteti. Ai ka theksuar se grushti i shtetit nuk mund të bëhet vetëm me luftë, por edhe duke kapur politikisht insitucionet, siç sipas tij, Rama ka bërë.

Duke u ndalur tek vendimi i KQZ, të cilët vendosën që të mos i bindeshin dekretin e presidentit, Bylykbashi e cilësoi si akt absurd, që vërteton se është vendim politik, me urdhër nga shefi i qeverisë.

Në fund, Bylykbashi dha detaje edhe për aksionin opozitar në ditët në vijim, ku deklaroi se PD dhe partitë e tjera aleate do t'i propozojnë Këshillit Kombëtar të PD-së krijimin e një aleance qytetare në 61 bashkitë e vendit për të mbrojtur demokracinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
Bylykbashi: Opozita do krijojë aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë

Përballë gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka treguar hapin e radhës të opozitës. Ai ka deklaruar se PD-ja dhe partisë opozitare do të krijojnë një Aleancë qytetare, qëllimi i së cilës është mbrojtja e demokracisë.

"Ne morëm në shqyrtim situatën politike dhe ne ramë dakord që t'i propozohet organeve të PD që të krijohen aleancat qytetare për të mbrojtur demokracinë. Këto aleanca që shkojnë përtej PD-së, që të mbrojmë demokracinë. Me datë 30 qershor, edhe sikur të kishte dekret, ai do të ishte një proces votimi që s'do t'u jepte shqiptarëve një mundësi zgjedhjeje", tha Bylykbashi.

Ora 21:58
Vendimi i KQZ/ Bylykbashi: Absurde! Vepër e shëmtuar politike

Bylykbashi e ka cilësuar vendimin e KQZ mesditën e sotme, për mos ndërprerë punën për përgatitjet e 30 qershorit, si një vepër e shëmtuar politike. Sipas tij, me këtë vendim, u vërtetua që Rama ka kapur të gjitha institucionet.

"Detashmet i shëmtuar politik vendimi i KQZ. PS me ligj ka të drejtën vetëm të dy anëtarëve, sot ajo ka katër. Kështu KQZ kontrollon në mënyrë të paligjshme mazhorancën dhe guxon që të mos marrë parasysh vendimin e presidentit. Absurde", tha Bylykbashi

Ora 21:54
Bylykbashi: Moment përvëlues për Ramën, po organizon grusht shteti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet që të bëjë grusht shteti. I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" është shprehur se Rama ka kapur të gjitha insitucionet, e ndërsa është ndalur të komentojë edhe zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta. Ai është shprehur se "Rama ndodhet në një moment përcëllues" .

"Në një histori përçarëse, s'ka zgjedhje më 30 qershor. Rama nuk ka tagër që të përcaktojë datën e zgjedhjeve. Nuk është akt administrativ i Metës siç Rama pretendon. Moment përcëllues i Edi Ramës, i janë ndërruar balancat. Meta maksimumi mund ta pyes si kryetar partie, jo si kryeminisër për datën e zgjedhjeve. Rama po përpiqet për një grusht shteti", u shpreh Bylykbashi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 10/06/2019 22:14

    Or Buluk bash e mban veten per juristklasi . Grusht shteti kemi kur shkelet kushtetuta dhe jo kur zbatohet ajo . Meta ka dekretu nje date zgjedhjesh dhe e ka bere ashtu sic e jerkon kushtetuta ,por te cdekretoj daten qe vet e ka vendosur kjo nuk eshte kushtetuese . KQZ eshte konform ligjit se perndryshe nuk e merrte ate hap . Prandaj lere politiken me nje ane dhe mos e mbro Meten qe ju doli krah ju kur Amerika ju tregoj vizen e kuqe. Loja tani filloji dhe zgjedhjet do behen me 30 Qershor si e dekretoi Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve