Oerd Bylykbashit: KQZ dhe Policia nuk lejon as ecja ne grup dhe e folura me zë të lartë

Oerd Bylykbashit: KQZ dhe Policia nuk lejon as ecja ne grup dhe e folura me zë të lartë


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve duke deklaruar se KQZ dhe Policia e Shtetit po dhunojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar.

Ish-deputeti demokrat thekson se këta dy institucione kanë ndaluar ecjen në grup dhe të folurën me zë të lartë.

Reagimi i plotë i Bylykbashi:

"Dy repartet e Partise Socialiste, KQZ dhe Policia e Shtetit kanë dhunuar të drejtat kushtetuese të shtetasve që nuk pranojnë farsën antikushtetuese të 30 qershorit.

Bordi i Monitorimit te Mediave i KQZ, dje me 28 qershor, ka paralajmëruar zyrtarisht mediat që bashkë me aktivitete zgjedhore, të mos transmetojnë ‎asnjë aktivitet politik gjatë heshtjes zgjedhore. Kodi Zgjedhor, neni 77, përcakton qartë që ndalimet e heshtjes zgjedhore vlejnë vetëm per aktivitetet elektorale te SUBJEKTEVE ZGJEDHORE dhe për askënd tjetër.

Policia e Shtetit, po dje me 28 qershor, kërcënoi me burgim nëse zhvillohen tubime të partive politike dhe shtetasve te lirë qe nuk marrin pjesë në zgjedhje, në periudhën e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit. Policia e Ramës i cilëson të paligjshme dhe si cënuese  të drejtave të votuesve socialistë këto tubime proteste për mbrojtjen e të drejtës për të zgjedhur. Policia kërkon të ndaloje çdo tubim proteste edhe nëse janë larg ambienteve të votimit të Partisë Socialiste.

Partitë politike që nuk marrin pjese në votime, sa kohe nuk bëjnë fushatë për partitë e tjera, veprojnë mbi bazën e Kushtetutes Ligjit për Partitë Politike dhe Ligjit për Tubimet. Kodi Zgjedhor dhe periudha zgjedhore nuk pezullon të drejtat e tjera kushtetuese të shtetasve. Media ka liri të plotë të transmetojë lajme mbi aktivitete politike që nuk janë fushatë e subjekteve zgjedhore. KQZ dhe Policia, dy vegla të Kryeministrit, po dhunojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së shprehjes, lirisë së medias, lirisë se tubimit dhe të drejtat që Kushtetuta dhe ligji u njohin partive politike." ka deklaruar Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

PD-ja dhe aleatët e vegjël të Bashës: Bojkotojeni Ramën dhe denonconi presionin


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë