Ofendoi gazetaren, presidenti brazilian dënohet me gjobë

Ofendoi gazetaren, presidenti brazilian dënohet me gjobë

Një gjykatë braziliane ka urdhëruar që presidenti brazilian Jair Bolsonaro të paguajë dëmshpërblim për një gazetare pasi ai bëri komente degraduese për të. Presidenti Bolsonaro, kishte deklaruar vitin e kaluar që Patrícia Campos Mello kishte ofruar kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një person i cili do t’i jepte asaj informacione në lidhje me të.

Gjykatësi tha se vërejtjet e Bolsonaro kishin dëmtuar nderin e gazetarit. Presidenti do të detyrohet të paguajë  20,000 reais (2,500 £; 3,500 $) si dëmshpërblim.

Vendimi i gjykatës, u konsiderua si një fitore për të gjitha gratë. Grupi Gazetarët Kundër Ngacmimit thanë se vendimi shënoi një "ditë të mrekullueshme" për reporterët femra dhe gazetarinë profesionale në Brazil.  Bolsonaro, në detyrë që nga janari 2019  ka pasur konflikte të vazhdueshme me gazetarët që kanë qenë kritikë ndaj administratës së tij.

Në raportin e saj në lidhje me vërejtjet, gazeta Folha akuzoi Bolsonaro për fyerjen e Campos Mello. Gazetarja kishte bërë publike disa të dhëna dhe mesazhe të fshehta, në të cilat thuhet se ekipi i Bolsonaros kishte shpërndarë mesazhe false gjatë fushatës zgjedhore.

Në janar Campos Mello fitoi një çështje pothuajse identike kundër djalit të presidentit, Eduardo.

Ai kishte sugjeruar në një video në YouTube majin e kaluar që reporterja kishte "provuar të joshte" një burim për marrjen e një informacioni që dëmtonte babain e tij. Një gjykatës tha që komentet ishin një sulm ndaj nderit të gazetares dhe urdhëroi djalin e Bolsonaro t'i paguante asaj 30,000 reaal si kompensim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja