Ofendoi Lukashenkon, dënohet me 18 muaj burg aktivistja bjelloruse

Ofendoi Lukashenkon, dënohet me 18 muaj burg aktivistja bjelloruse

Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg për një letër që ajo i dërgoi komitetit hetues në fillim të marsit duke protestuar për përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Gjykata e qarkut Maloryta në Bjellorusinë perëndimore e dënoi Ramanovich më 20 qershor pasi e shpalli atë fajtore për "fyerje" të liderit autoritar të vendit Alyaksandr Lukashenko pasi e quajte atë "uzurpator" në letrën e saj.

Lukashenka dhe qeveria e tij kanë qenë jashtëzakonisht të izoluar që kur ai pretendoi se kishte fituar një mandat të gjashtë presidencial në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht të vitit 2020, duke shkaktuar protesta të paprecedentë që sollën edhe arrestime dhe përndjekje ndaj opozitës dhe aktivistëve në Bjellorusi.

I sanksionuar edhe nga Perëndimi, regjimi i Presidentit Lukashenko është përballur me reagime të brendshme dhe ndërkombëtare mbi lejimin e trupave ruse të cilat organizuan një pjesë të pushtimit të Ukrainës duke hyrë nga territori bjellorus./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?