Ofertë 1.7 milionë euro nga Emiratet
e Bashkuara Arabe për De Biazin

Ofertë 1.7 milionë euro nga Emiratet<br />e Bashkuara Arabe për De Biazin
“Një klub i huaj më ka kërkuar me insistim dhe vazhdon ta bëjë. Por unë kam dëshirë të përfundoj rrugën e nisur me kombëtaren shqiptare në Europianin 2016 në Francë.
 
Vetëm kaq mund të them tani”, ka deklaruar De Biazi për “Tuttomercatoweb”, duke konfirmuar kështu se do të qëndrojë për të çuar deri në fund misionin e nisur me kuqezinjtë.
 
Po për çfarë oferte bëhet fjalë? Klubi është nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe oferta është 1.7 milionë euro nga këto 1.5 milionë euro në sezon për trajnerin dhe 200 për një nga ndihmësit e tij.
 
Burime pranë stafit të trajnerit bëjnë me dije se rolin e negociatorit po e bën Bazile Boli. De Biazi ndërkaq e ka refuzuar ofertën, pasi është i fokusuar te Shqipëria, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen sepse presidenti Duka shpeshherë e ka parë si më mëdyshje çështjen e rinovimit me trajnerin italian.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil