Oferta e Isa Mustafës për Albin Kurtin: Një ministri më tepër Lëvizjes Vetëvendosja në këmbim të pozitës së presidentit

Në tentativë për të arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, lideri i LDK Isa Mustafa ka hedhur ka dalë me një ofertë të re për Vetëvendosjen.

Ai ka propozuar që ti jap një ministri më tepër Lëvizjes Vetëvendosja në këmbim të pozitës së presidentit.

Mustafa ka thënë se propozimi i tij parasheh që ministria t’i jepej Vetëvendosjes në vitin 2021, në momentin që presidenti i propozuar nga LDK- ja të merrte votat e mjaftueshme nga Kuvendi i Kosovës.

Por duket se propozimi i Mustafës është hedhur poshtë nga lideri i VV Albin Kurti, i cili këmbëngul që posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e pazareve politike. Ai përfaqëson unitetin e popullit dhe se është ende herët për të diskutuar për të.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së Mustafa ka treguar se LDK-ja nuk ka plan B për të ardhur në Qeveri në rast të dështimit të marrëveshjes më VV-në, dhe si rrjedhojë nuk përjashton mundësinë për të kaluar në opozitë.

Ndërkohë nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se LDK-ja po pret nga Vetëvendosje të njëjtin vullnet politik siç e ka partia e saj për të arritur marrëveshjen e koalicionit.

Ajo tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që obligon Kushtetuta.

Në lidhje me postin e Presidentit, Osmani tha se është çështje e balancimit të pushtetit dhe asgjë më tepër.

Osmani tha se të gjitha çështjet do të diskutohen në tavolinë me VV-në në momentin që do të mbahet takimi i radhës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Por për momentin afrimet e qëndrimeve mes dy forcave politike duken ende larg dhe një takim i mundshëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk dihet se kur do të jetë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capi: 20/12/2019 08:18

    Isa Mustafa eshte koka kriminele ne LDK!!! Prandaj anetaret e LDK-se, per interes personal duhet ta largojne "jashttokesorin" Mustafen!!! Pune te nbare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston