Të reja ka për transferimin e Neymar. Gazeta katalanase Sport shkruan se Barcelona dhe Paris SG më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e brazilianit në ‘Camp Nou’.
Çelsi për zgjiedhjen e ngërçit ka qenë Ivan Rakitiç, futbollisti kroat që është përfshirë në marrëveshje dhe që pritet të kalojë përfundimisht në kryeqytetin francez. Ndërkohë te Paris SG do të jepet në formë huazimi edhe Dembele, ndërsa përveç dy lojtarëve Barcelona do të paguajë 125 mln euro.
Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të mbyllet kjo tratativë, pasi agjenti i Dembele e ka mohuar kategorikisht largimin e futbollistit nga Barcelona.