Ofertë zyrtare 35 milionë euro, por Chelsea refuzon! Trajneri Tuchel: S'kemi në plan shitjen e Brojës, ai do të na impresionojë

Ofertat nuk mungojnë, janë të majme, por Armando Broja sezonin e ardhshëm do jetë pjesë e Chelsea-s. Në një kohë kur çdo ditë flitet për tratativa të reja trajneri i londinezëve Thomas Tuchel u ka prerë shpresat të gjithë të interesuarve. Në një intervistë të fundit, gjermani në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të kombëtares, është shprehur se ‘Broja pikësëpari është pjesë e Chelsea-s dhe tani për tani nuk kemi në plan ta shesim. Ai ndodhet me ne dhe kërkon të na impresioniojë,’-mbyll fjalën Tuchel.

Kjo deklaratë e trajnerit të Tuchel ka ardhur pas lajmeve se Ëest Ham ka bërë ofertën e dytë serioze për Brojën. Fillimisht Chelsea ka refuzuar 30 milionë euro, ndërsa edhe oferta e dytë prej 35 milionë eurosh është hedhur poshtë nga londinezët. Sinjale që shkojnë sinkron me atë që Tuchel ka thënë sëfundmi.

Gjithsesi jo gjithçka po shkon mirë për Brojën. 20-vjeçari i kombëtares shqiptare është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore që po zhvillon në Amerikë, por është parë me paterica, ç’ka nënkupton se ka pësuar një dëmtim jo të lehtë. Nga ana tjetër sulmuesi, i cili sezonin e fundit ka qenë i huazuar te Southampton, duhet të bindë Tuchel për ta mbajtur, ndërsa më pas të luftojë me Ëerner dhe Havertz për minuta lojë te Chelsea.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve