TIRANE - Ish-deputeti kristian demokrat Mark Frroku nën akuzë për vrasje, fshehje pasurie dhe ndërtim pa leje kërkon arrestimin e dy dëshmitarëve belg që 1 javë më parë deponuan kundërt tij, duke deklaruar se Frroku ishte autori i vrasjes së Aleksandër Kurtit, në vitin 1999 në Belgjikë.

Sipas Frrokut, dëshmitarët belg Josef Van Oberden dhe oficeri i policisë Stiven Van Deneste kanë bërë dëshmi të rreme në gjykatën shqiptare, e për këtë arsye do duhet të arrestoheshin.

Dy belgët u morën në mbrojtje nga shteti shqiptar dhe pas deponimeve të tyre Report Tv ka mësuar se tashmë ata kanë lënë Shqipërinë.

Ndërkohë seanca e 23 ndaj Frrokut u shty pasi në fashikujt hetimorë të prokurorisë e gjykatës u vunë re diferenca në numrat kronologjik ç'ka deri në verifikimin e tyre u kërkua kohë.

(er.nu/shqiptarja.com)