/ATSH/.-Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, priti sot në takim oficerin për Politika dhe Plane të NATO-s, Andrew Cullen.
Sipas njoftimit të dërguar, ministri e njoftoi zyrtarin e lartë të NATO-s, për arritjet e ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë, mbi procesin në të cilin ndodhet institucioni si dhe për planet dhe synimet e kësaj force në të ardhmen. Gjithashtu njoftoi për synimet e FSK-së për të qenë partner me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, si dhe me vet NATO-n, anëtare e së cilës don të jetë.
Nga ana e tij, zyrtari i lartë i NATO-s për Politika dhe Plane, Andrew Cullen u shpreh se NATO-ja përcjell nga afër zhvillimet në ministri dhe Forcë dhe se është e kënaqur me zhvillimin, profesionalizimin dhe gatishmërinë e saj operacionale në përgjigje të situatave të cilat i ka në kuadër të misionit.
Cullen gjithashtu, shprehu interesimin për planet për zhvillimin e FSK-së në të ardhmen si dhe premtoi përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin, profesionalizimin dhe hapjen e perspektivave të reja për FSK dhe Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë në përgjithësi.
Kjo është vizita e parë për këtë vit e Andrew Cullen në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa e dyta pas asaj të dhjetorit, që prej se ai ka marrë këtë detyrë në muajin tetor të vitit të kaluar.
/Shqiptarja.com