TIRANE-  Në gjendje të dyshuar depresive, nënoficeri 35-vjeçar ka plagosur veten me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20:20, në zonën e Shkozës, në kryeqytet. Mariglen Barma kishte 4 ditë që ishte kthyer nga misioni i tij në Afganistan.

Ndërkaq, dyshohet se 35-vjeçari ka tentuar të vrasë veten në kushte të rënda psikologjike, që janë duke u verifikuar nga ekspertët e policisë, pas sqarimit të rrethanave.

Ai u vizitua në spital nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

(mm/sg/shqiptarja.com)