OFL i dërgon formularin dy të dënuarve në Krujë dhe Elbasan: Përgjigjuni brenda 48 orësh

TIRANE- Flamur Haka nga Kruja dhe Talo Çela nga Elbasani janë dy personat e radhës që OFL i ka dërguar formularin e që brenda 48 orësh duhet të justifikojnë pasurinë e ture si dhe të deklarojnë burimin e krijimit të saj.

Sipas policisë Flamur Haka është dënuar për “Vjedhje me dhunë”. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Flamur Haka njihet me nofkën “Tuku” dhe është pjesë e bandës famkeqe që vepron në këtë zonë që prej 1998-ës. Në shkurt të vitit 2008, ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim.

Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht. “Banda e Niklës” u godit gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që ra në prangat e policisë dhe gjatë një operacioni të zhvilluar në Nikël në 2018 .

Ndërsa person ii dytë që duhet të justifikojë pasurinë është Talo Çela, i dënuar për “Trafik lëndësh narkotike”. Aktualisht ai është në kërkim nga policia i akuzuar si pjesë e grupit të grabijes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit vitin e kaluar. Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifikimi i makinës me mbishkrimin hetimi tatimor që u përdor për të kryer grabitjen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare

Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare