Në GJKKO është zhvilluar sot seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ lidhur me vrasjen e Fatmira dhe Elvis Dedaj (nënë e bir). Të pandehur për këtë çështje janë Festim Qoli, i cili ka qenë ortak në punët e paligjshme me Ervis Dedajn, Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Fatmira u ekzekutua në vitin 2013 në ambientet e një garazhi në një pallat në qendër të Durrësit. 60-vjeçarja në atë kohë u godit me sende të forta në mënyrë që vrasja të dukej si një grabitje. Elvis Dedaj është vrarë në qershor të vitit 2012.
Në gjykatë sot ka dëshmuar M. Dedaj, vajza e Fatmirës dhe motra e Elvisit, e cila tha se nuk është interesuar për hetimet e çështjes dhe se prej kohësh nuk ka pasur kontakte me të ëmën dhe vëllain e saj. Ndër të tjera ajo thotë se nuk ka dijeni se me çfarë është marrë i vëllai gjatë viteve 1997 e deri në 2012, ndërsa tregon se pjesën më të madhe të jetës ai ka jetuar jashtë Shqipërisë si emigrant.
M. Dedaj: Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, vëllai jetonte në Durrës, ndërsa unë në Kavajë. “Loshja” quhet vëllai im, emrin Ervis e ka të ndryshuar. Nuk kam pasur dijeni se me ccfarë është marrë vëllai im, që nga viti 1997 deri në vitin 2012. Vëllai ka qenë emigrant që i vogël, ka pas jetuar në Kavajë. Vëllai im ka emigruar në Itali për herë të parë dhe pastaj nuk e di ca ndodhi me Loshen. Pastaj ka qenë në Belgjikë dhe Holandë dhe u kthye në Shqipëri në vitin 2008.
Vdekjen e vëllait e mësova kur isha në kurs. Më bënë një telefonatë rreth orës 22.00 dhe më thanë që Loshja kshu kshu. Pastaj kam shkuar në Gjermani. Kur mora vesh për vëllain kam patur një telefonatë me mamin. E shkurtër ishte telefonata. Unë i kam thënë nuk kam qenë mirë për te qenë pjesë e varrimit, sepse nuk njihja askënd. Mora kohë me veten time. Pastaj kur u ktheva nga Gjermania në vitin 2013 mora vesh ngjarjen për Mamin. Unë në 97’ shkëputa marrëdhëniet me vëllain, jo per vëllain sepse ai është gjaku im po ashtu rrodhën gjërat.
Po të ishte gjallë Loshja nuk do kishin shans të preknin nënën time me dorë. Loshja ka pas marrëdhënie të ngushtë me mamin. Është situatë dramatike, nuk kam fjalë. Me nënën nuk kam patur fare komunikim kur vdiq vëllai. Mami im është vrarë për 40 mijë euro. Besnik Dedjan e njoh si dajën e Loshes, sepse unë nuk kam patur marrëdhënie me njerëzit e mamit. Jam takuar disa herë Festim Qolin, pas vrasjes së nënës time. Qëllimi i takimit ka qenë shitja e disa aksioneve të një biznesi. Vlera që përfitova nga ky truall ishte 45 mijë euro.
Nuk jam pronare e asnjë prone sot. Daja nuk më ka thenë që i dyshuar si vrasës ka qenë Festim Qoli. Nga nëna kam trashëguar një banesë në Durrës, të cilën me pas e kam shitur. Nuk jam interesuar në prokurori për vrasjen e mamit dhe të vëllait, thjesht ja kam lënë në dorë drejtësi që te zbardhë veprimet. Unë nuk kam jetuar as me mamin as me anëtarë të fisit të mamit, nuk e kam idenë nëse mami ka kërkuar informacion për vrasjen e të vëllait.
Po ashtu në gjykatë sot dëshmoi dhe ish e dashura e Ervis Dedajt. P. Mici deklaron se është njohur me Ervisin teksa ajo ka qenë një universitet një vit përpara se ai të ekzekutohej. Ajo tregon se në atë kohë ai sapo ishte kthyer nga Holanda dhe kishte hapur një pikë karburanti me Festim Qolin. Konflikti i viktimës me këtë të fundit nisi 3 muaj përpara vrasjes, pasi Ervisi donte të regjistronte biznesin në emrin e mamasë, por ortaku i tij nuk ishte dakord.
Në GJKKO është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku në një fraksion bëhet fjalë për vrasjen e Ervis dhe Fatmira Dedaj. Pas motrës/vajzës së tyre, në gjykatë ka dëshmuar ish e dashura e Ervisit.
P. Mici, tregon e n atë kohë ka qenë studente në universitet kur është njohur me Ervisin në vitin 2011, lidhje e cila ka zgjatur 1 vit, deri kur ai u ekzekutua. Ish e dashura e tij tregon se në atë kohë Ervisi sapo ishte kthyer nga Holanda dhe se hapi një pikë karburanti me Festim Qolin. Ky i fundit është i pandehur në dosje dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Dedajt.
P. Mici në dëshminë e saj thotë se konflikti me Festimin dhe Ervisin nisi pasi ky i fundit kërkonte që karburantin ka regjistronte në emër të nënës së tij. Konflikti thotë ajo ka nisur 3 muaj përpara se të ndodhte vrasja.
P.Mici: Me Ervis Dedjan jam njohur në mars 2011 dhe lidhja me të ka zgjatur deri kur ai ka ndërruar jetë. Kam qenë në universitet. Me të u njoha përmes shoqes time, që kishte shok Festim Qolin. Ervis Dedja sa kishte ardhur nga jashtë kur jam njohur me të. Ai ka qenë në Holandë.
Në Shqipëri po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti ka qenë në Shkozet. Nuk kam qenë ndonjëherë te karburanti me Elvisin. Festimi merrej me menaxhimin. Elvisi jetonte me mamin në Durrës, dhe pjesë tjetër jetonim bashkë në Golem herë pas here. Ditën e ngjarjes ai më ka sjellë në Tirane se kisha provim. Unë bëra provimin, me çoi në Durrës dhe pastaj iku. Ka qenë ora 14.00-15.00. E pash nga televizori ngjarjen.
Ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, qe e kishte vënë në emër te Festimit. Donte ta vinte karburantin në emër të mamit. Festimi ishte në dijeni të lidhjes time me Elvisin. Nënën e Elvisit e kam takuar për herë të pare kur u bë morti i Elvisit. Kam taku disa njerëz me të cilët shoqërohej Elvisi. Gjendja e tij ekonomike ishte normale. Për të ardhurat nga karburanti nuk diskutonim ndonjëherë. Karburanti ishte i Elvsit, por ai e kishte vënë në emër te Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta vinte në emër të Fatmirës. 2-3 muaj para ngjarjes ndodhi konflikti mes Elvisit dhe Festimit.
Raporti mes tyre nuk ishte si me përpara. Pseudonimi i Elvisit ishte “Loshi”. Kam qenë në varrimin e Elvisit, Festim Qolin nuk e kam parë aty. Mesa kam marrë vesh ai ska qenë i pranishëm. Elvisi ka pas disa celularë, me mua komunikonte vetëm me një numër. Pas vrasjes së Elvisit, kam kontaktuar me Fatmirën. Unë kam qenë shumë e vogël dhe shumë e tronditur për ngjarjen, me nënën e tij u takova rreth 40 ditë me të që i kam shkuar në shtëpi.
Komente











Motra ne jete nuk I paska pa as nam as nishan , por mbas vdekjes rrospia vogel ja ka shit tullat ne koh rekord per nji cap buke . Hey zot cfare shoqerie.
Përgjigju/FLAMUR/,mos u habit fare.Keto jane kohet tona,kujtohen per familjen vetem kur i shan ndonjeri me ta,atehere jane gati te te marrin shpirtin.Nuk mund te presesh dashuri,vemendje e perkushtim nga njerez qe nuk jane serioze as kur te japin doren e te takojne, te duket sikur ne vend te dores, po kap nje peshk te ngordhur.Qe ketu shfaqet ftohtesia dhe indiferentizmi.
PërgjigjuVerte ka e ftohur te jete vajza ndaj mamit,motra ndaj vellait?
PërgjigjuPerndyshe do kete fatin e tyre
Amo lekeve dhe pronave nuk i tha jo!!
Do te rrije jashte halleve shoku,Ka familjen tjetra,,ketu flitet per burgim te perjetshem