Pamje nga superaksioni i sekuestrimit të pasurive të Altin Hajrit/ OFL: I kalojnë në pronësi Ministrisë së Brendshme

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar pamje nga superaksioni i zhvilluar ditën e sotme për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit të shpallur në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës. Forca të armatosura deri "në dhëmbë" mësyjnë në objektin superluksoz, i cili nuk është më objekt privat në rast se nuk verifikohet se nuk është "ngritur" me para nga krimi i organizuar.

Përmes një video OFL shpjegon dhe se tashmë këto pasuri i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimitë Aseteve e cila është në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Sipas OFL, pas konfiskimit përfundimtar që vendoset nga Gjykata Speciale 15 ditë pas kalimit të dosjes pasurore të pronarit të objektit në SPAK, është Ministria e Brendshme që vendos nëse ai do të shembet apo do të shfrytëzohet si aset publik.

"Prej ditës së sotme ka filluar operacioni OFL me veprime konkrete të Operacionit Forca e Ligjit. Ky operacion ka për qëllim sekuestrimin e pasurive të krijuara nga krimi i organizuar. Operacioni Forca e Ligjit do të zhvillohet nga Forca e Posaçme OFL në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët duke bërë të mundur evidentimin dhe goditjen me anë të sekuestrimit të pasurive të deklaruara apo fshehura të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar, operacioni Forca e Ligjit ka vendosur sekuestron e parë mbi kompleksin e shërbimeve Vila Golden dhe një karburant  për tregtimin e hidrokarbureve në pronësi të shtetasit Altin Hajri. Ai është dënuar me burg në Itali për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në funksion të hetimitpër rrëmbimin e Jan Prengës. Sekuestrimi i këtij  objekti dhe i të gjitha pronave të Altin Hajrit bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashijuar në ligj. Objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimitë Aseteve. Dosja pasurore e tij i kalon SPAK dhe jo më shumë se 15 ditë ia dërgon Gjykatës Speciale e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit duke i hapur rrugë për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së Altin Hajrit. Pas sekuestrimit Ministria e Brendshme vendos për shfrytëzimin ose shembjen e këtij objekti si dhe do të marrë në zotërimin e saj dhe do të përdorë për interesin publik paratë, pasuritë dhe tokat e këtij shtetasi. Policia e Shtetit npm OFL është e venmdosur që me SPAK ta çojë deri në fund këtë çështje me interes kombëtar dhe Ndërkombëtar".


Lajmi kryesor:

'Preja' e parë emergjente e Anti-KÇK-së kompleksi 'Golden' i Altin Hajrit në Shijak! Pas konfiskimit i kalon në pronësi Ministrisë së Brendshme


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë