Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 2 vrasësve në Lezhë dhe dy trafikantëve në Kurbin.
Njëri prej tyre, Arjan Ndoci, banues në Kurbin, i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, ishte koka që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë, e cila shpërndahej në të gjithë Europën. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë, iu kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash në 2018-ën. Arjan Ndoci gjithashtu ka administruar kompaninë “Arvi”, të cilën e ka shitur në vitin 2014 kundrejt 12 milionë lekëve të vjetra, tek një biznesmen tjetër.
OFL u ka dërguar formularin edhe tre personave të tjerë të dënuar më parë të cilët janë:
-Kastrijot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;
-Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
-Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;
Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Komente


Po gon xhafaaaa kur e ka rradhen ?
PërgjigjuKur Agron S
PërgjigjuMes gjithe krimineleve qe la Lezha, shume prej te cileve te lidhur me te majten, i paskan gjete 2 te "rrezikshem".
PërgjigjuPse o toni kto nuk Jane te fort ne lezhe qe Jane demu per vrasje aa. Kush Jan te rrezikshmit e lezhes qe komandojne aty. Jane ndokat apo, jo. Apo, ka te tjere qe komandojne