Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës duke u dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë katër subjekteve. 4 të 'fortë' e Vlorës  janë emra të njohur për policinë të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike, mbajtje pa leje të municioneve luftarake, kanosje dhe gjobitje për shkak të pasurisë. tesi Report Tv ka zbardhur emrat e 4 personave Edison Begaj,  Elton ÇoboLuan Kanani dhe Tesi Basho, të cilët brenda 48 orëve duhet të japin llogari për pasurinë e tyre në formularin e dërguar nga OFL.

Një nga personat që u fut në 'sitën' e OFL është Tesi Basho, një emër i njohur edhe për mediat, i cili njihet për vendsje gjobe të të afërmit të tij ose e vriste. Tesi Basho, banues në Vlorë, i arrestuar dhe nën hetim për veprën penale “Shtrëngim për dhënie të pasurisë”. Basho është dënuar në Itali me burgim të përjetshëm, ku pas arratisjes nga burgu në këtë shtet, strehohej në Selenicë të Vlorës. Ai ka kërcënuar me jetë kushëririn e tij, biznesmen në fushën e mobilierive, duke i kërkuar t'i jepte 100 mijë euro.

Subjekti tjetër i OFL është Edison Begaj, banues në Vlorë, është bërë subjekt i  Aktit Normativ të OFL, pasi është dënuar nga Gjykata Tiranë me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake". Ai është arrestuar për trafik armësh dhe lëndë narkotike dhe në 20 shkurt të 2008 u shpall në kërkim ndërkombëtar pas operacionit policor të koduar “Qiriu i ndezur”.

Elton Çobo, banues në Vlorë, i cili është dënuar në Itali për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe është bërë njohja e vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, në vitin 2019.

Emri i katërt është Luan Kanani, i cili është dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve".