Ofron më shumë siguri për të jetuar, zbuloni cili është vendi më i mirë në botë

Ofron më shumë siguri për të jetuar, zbuloni cili është vendi më i mirë në botë

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena

Vjena, kryeqyteti i Austrisë është cilësuar si vendi më i mirë për të jetuar në Indeksin e Njësisë për Analiza në Economist, që analizon vendet më të përshtatshme për jetesë. ku në dhjetëshen e parë ka vetëm dy qytete europiane. Sipas indeksit, në të fakt, qytetet e vogla dhe të mesme ofrojnë më shumë kredibilitet dhe siguri për të jetuar sesa qytetet e mëdha dhe plot zhurmë. 

Vjena renditet e para, duke i zënë vendin Melburnit në Australi, qytet që ka qëndruar për shtatë vjet me radhë në krye të listës.

“Rritjet që ka pësuar Vjena në disa kategori, në mënyrë të veçantë në atë të stabilitetit, kanë qenë mëse të mjaftueshme që kryeqyteti austriak të kapëcejë Melburnin”, thuhet në raport, ku gjithashtu përmendet shkalla e ulët e kriminalitetit dhe resurset e shumta kulturore.

Ndërsa, qytete të tjera të mëdha, si Nju Jorku (i 57-i) apo Londra (e 48-a) nuk ia kanë dalë të pozicionohen mirë, pasi lidhen me një fenomen që “The Economist” e shpjegon me “zhurmën e qytetit të madh”, zgjerimin e  infrasttrukturës, por edhe me shkallën e lartë të kriminalitetit.

Por një tjetër element që nxjerr në pah raporti i haruar për 140 qytete të botës, është rritja me 2.5% e stabilitetit. Raporti gjithashtu shpjegon se ky trend është reflektim i përmirësimit të sigurisë në shumë zona.

Ja lista me vendet më të mira për të jetuar:

Viena, Austria
Melburne, Australia
Osaka, Japoni
Calgary, Canada
Sidnej, Australia
Vancouver, Canada
Tokio, Japoni
Toronto, Canada
Kopenhagen, Danimarkë
10. Adelaide, Australia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë