TIRANE - Ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, prezantoi sot drejtorin e ri të QSUT-së. Bëhet fjalë për Ogerta Manastirli, e cila është komanduar në këtë detyrë, si Drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza".
Manastirli u emërua në vend të Helidon Bushatit, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen.
Ogerta Manastirli vjen nga qyteti i Korçës dhe për shumë vite, ka qenë Drejtoreshë e Strehimit në Bashkinë e Tiranës, kur ky institucion drejtohej nga Edi Rama. Manastirli është pjesë e drejtorëve të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët dhanë dorëheqjen në grup, sapo zgjedhjet lokale të 2011-ës, i fitoi Lulzim Basha.
Ndërsa shkollimi dhe profili i saj nuk kanë lidhje me shëndetësinë, por ka të bëjë me çeshtjet sociale dhe menaxhimin.
BEQAJ: BRENDA 100 DITESH DO ÇLIROJME TERRITORIN E QSUT
Gjatë prezantimit të Drejtoresh në ambientet e QSUT-së, paraditen e sotme ministri Beqaj rikonfirmoi gadishmërinë e qeverisë për të dhënë mbështetjen maksimale bluzave të bardha në detyrën e tyre. Gjithashtu ripërsëriti premtimin se brenda 100 ditësh do të çlirohet territori i këtij institucioni.
“Rikonfirmoj gadishmërinë e qeverisë për të dhënë mbështetjen maksimale bluzave të bardha për të ushtruar detyrën e tyre. Është e domodoshme që territori në radhë të parë të çlirohet nga të githa akitvitetet jo mjekësore që kanë pushtuar territorin e kësaj qendre. Këtë do ta zgjidhim brenda 100 ditësh”

(Ne foto Ministri Beqaj, dhe Manastirli, sot ne QSUT)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com