Oh ç’na kanë bërë! Harta etnike e Ballkanit në vitin 1900

Oh ç’na kanë bërë! Harta etnike e Ballkanit në vitin 1900

Harta etnike e Ballkanit në vitin 1900

Shikoni me kudjes se çfarë na kanë bërë! Kjo është një hartë e rrallë e vitit 1900 dhe është publikuar këto ditë në faqen World GeoDemo. Diçitura orgjinale është: Harta etnike e Ballkanit në 1900. Me ngjyrë të verdhë janë ngjyrosur trojet etnike me popullsi shqiptare. Shqiptarët janë të shpërndarë në një territor rreth 100 mijë kilometër katrorë dhe me një popullis rreth 2-3 milionë banorë. Imagjinoni që në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shteti shqiptar që ka të njëjtin territor edhe sot mbeti vetëm 28.800 kilometër katrorë dhe një popullsi as 600 mijë banorë. Sakatim më të madh nuk ka.

Ky është krimi më i madh që Fuqitë e Mëdha i kanë bërë një kombi në 150 vitet e fundit. Ndërkaq, interesante është edhe përhapja e shqiptarëve në këto territore. Kufizimi i parë është në veri në Nish që është tokë shqiptare, ndërsa sot atje nuk ka asnjë shqiptar. Veri-Perëndimi pothuajse duket qartë se më shumë se gjysma e territorit të sotëm të Malit të Zi banohej nga shqiptarë. Në jug ekstremi i fundëm është Preveza dhe e gjithë Korfuzi është i ngjyrosur me të verdhë e shoqëruar me pak ngjyrë blu të hapur që janë grekë në minorancë.

Ndërsa me krijimin e shtetit të Kosovës, Evropa dhe veçanërisht SHBA vuri një drejtësi në vend, Çamëria të dhemb në zemër. Si mund t’i shkëputësh një kombi një krahinë të tërë dhe pas një shekulli të bësh sikur nuk ekziston! Nga harta kuptojmë se shqiptarët kanë jetuar edhe në Athinë dhe veçanërisht në Selanik. Madje deri në Turqi. Por në Lindje vëmë re se të verdhë ka edhe në Rumani.

Një tjetër element i saktë i hartës janë edhe arbëreshët në Itali kryesisht në zonën e Puljas. Përfundimisht, duke e krahasur me kombet dhe shtetet e tjera, shqiptarët duket se janë më homogjenët. E verdha është dominuese, e dallueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Shikoni me kujdes që ka disa njolla të kuqe nëpër territorin shqiptar që tregon se në zona të veçanta kishte turq dhe kjo është e kuptueshme nga pushtimi 500-vjeçar. Një populli tjetër në territorin tonë janë rumunët, ose ata që ne i quajmë vlleh dhe që në hartë janë me ngjyrë rozë.

Ka pak serbë dhe bullgarë dhe asgjë tjetër. Grekë ka shumë pak në afërsi të liqenit të Ohrit dhe grekët nuk duken as në zonën e Dropullit, se në Himarë jo e jo. Ndonjë “grek i kulluar” mund ta zoom-ojë hartën dhe ta shikojë mirë këtë. Mjafton kjo hartë për të kuptuar se ç’na kanë bërë! “Shqipëria e gjorë. Me sa shumë pak miq dhe me sa shumë armiq”, shkruan historiania e njohur Margaret MacMillan për atë kohë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo: 09/09/2023 16:07

    O Qafok, ta kesh te qarte ketu se ne shkolle duket qe ske mesuar mjaftueshem: shqiptaret e vitit 1900 ishin nen perandorine osmane dhe toka ishte ne duart e Sulltanit qe ta merrte dhe ta jepte sipas qejfit, pak a shume si dje dhe si sot. Pra nuk kane humbur shqiptaret toke por perandoria osmane kundrejt fuqive te tjera. Shqiptaret si zakonisht benin sehir dhe kur e kuptuan qe duhej te ngriheshin ishte pak si vone.

    Përgjigju
  • Skrapaliu!!: 09/09/2023 13:39

    Historine e shkruajne fitimtaret !! Shqiptaret gjithmone jane vrare me njeritjetrin ! I vetmi popull ne evropa qe nuk i bashkua kurre pas nje flamuri !!! Shteti u pare shqiptar ( 1912) ishte i shtrire ne nje sip me te vogel se shqiperia sot ! Shqiptaret e greqise e humben identitet pas luftes greko-turke ! Shqiptaret e veriperendimit luftuan kunder qeverise se tiranes ! Bejleret e cifligaret shqiptare kurre nuk e ngriten zerin per nje Shqiperi te lire ( nen pushtimin osman)! Greket , serbet, rumunet, bullgaret , kroatet te gjithe ishin te bashkuar pas nje mbreti a nje princi , vetem shqiptaret si zogjte e korbit!! Cdo katund nje bajraktar , dhe te gjithe te korruptuar qe shiteshin e bliheshin per hicgje!!! Gjithesesi, rrofte Shqiperia dhe Shqiptaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë