OHËR - Serbia bojkotoi dje Konferencën “Bashkë për Paqen dhe Sigurinë Globale” të vendeve të Kartës së Adriatikut të mbajtur në Ohër.
Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë theksoi se, ministria homologe serbe në momentin e fundit ka bërë të ditur anulimin e pjesëmarrjes. Jozyrtarisht mësohet se shkak për këtë vendim ka qenë pjesëmarrja e Kosovës dhe ministrit të saj të mbrojtjes, Agim Çeku në këtë konferencë rajonale të Kartës së Adriatikut apo të ashtuquajturit Grupi A5.
“Për fat të keq nga Republika e Serbisë, në moment të fundit vendosi të mos jetë pjesë e kësaj konference, për arsye të cilat ata i dinë vetë”, ka theksuar ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi, i pyetur lidhur me mospjesëmarrjen e palës serbe.
Të gjitha vendet e Kartës së Adriatikut A-5, së bashku me SHBA-të dhe përfaqsuesit e NATO-së në Maqedoni, ishin ftuar në një konferencë të ministrave të mbrojtjes në Ohër, ku disa vende u përfaqsuan në nivel zëvëndësministrave, disa në nivel ambasadorësh ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vuçiç e ka bojkotuar këtë konferencë, transmeton INA.
Pjesëmarrjen e tyre e konfirmuan me prani në konferencë; Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Sllovenia, Kosova, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, ndërsa Serbia e ka bojkotuar konferencën e titulluar “A-5”, e cila më para është quajtur Konferenca “A-3”.
Në fillim të muajit, Serbia kishte inistuar te Maqedonia (dhe kjo e pati dëgjuar) të mos e thërriste Kosovën në samtitin e vendeve të Evropës Juglindore. Por samiti u bojktokua nga shumë vende të rajonit dhe për pasojë ky samit u anulua nga organizatori.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com