Ohri, një nga 10 vendet më të
mira për udhëtarët në janar

Ohri, një nga 10 vendet më të<br />mira për udhëtarët në janar<br>
‘Ohri është një ndër 10 vendet më të bukura për t’u vizituar në janar’.
Kështu shkruan prestigjiozja britanike ‘The Indipendent’, e cila e rendit qytetin e Ohrit mes 10 vendeve më të bukura për të kaluar pushimet dimërore, ndonëse periudha e Krishtlindjeve nuk është shumë e mirë për udhëtime, për shkak të motit jo shumë me diell.
Por përkundër kësaj, ‘The Independent’ sugjeron 10 vendet më të mira për të kaluar fundjavën për ata që pëlqejnë ushqimet më të mira, kulturën, natyrën, aventurën etj.

Ohri është ndër 10 vendet që ‘The Independet’ sugjeron për të udhëtuar për të kaluar pushimet dimërore.

“Ohri, qyteti i tetë më i madh i Maqedonisë, dikur ishte i famshëm për 365 kisha, një për çdo ditë të vitit. Nganjëherë i njohur si 'Jeruzalemi i Ballkanit', qyteti dhe Liqeni i Ohrit pranë saj janë pamjet e mbrojtura nga Unesco. Deri kohët e fundit, Ohri nuk ka tërhequr një numër të madh turistësh nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të fluturimeve të kufizuara të Wizz Air, që operon midis Lutonit dhe Ohrit, por qyteti është brenda mundësive të udhëtarëve, të cilët kërkojnë aventurat”, thuhet në artikull.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve