OJQ-të kundërshtojnë ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”

OJQ-të kundërshtojnë ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”
Komiteti Drejtues Qeveritar ka miratuar pakon tenderuese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re” të cilat janë kundërshtuar nga shtatë organizata joqeveritare.
Ato kanë kundërshtuar pakon tenderuese të miratuar nga Komiteti Drejtues për projektin “Kosova e Re”. Në emër të këtyre organizatave, Agron Demi tha se shitja e aksioneve prej 51 për Mihjen e re dhe 69 për qind për gjenerim si dhe përfshirja e Kosovës B në pakon me Kosovën e Re është në kundërshtim me Ligjin për Energjinë. Demi kërkoj që pakoja të dërgohet për miratim në Kuvend. 

Agron Demi, drejtor i institutit GAP tha se Qeveria gjatë shqyrtimit të strategjisë duhet të plotësojë strategjinë edhe me studimet për burimet alternative të energjisë.
"Është e mundur që një Komision Qeveritar të merr vendime që t`i shesë shumicën e aksioneve të mihjeve sipërfaqësore, t`ia jep një investitori privat i cili në të njëjtën kohë të privilegjohet që t`i falet Kosova B në kapacitet 600 MW energji dhe pasi të mjelet 6-7 vjet ta ndërtoj termocentralin e ri” shtoi Krenar Gashi, INDEP.
Komiteti drejtues për projektin “Kosova e re”, ka miratuar pakon tenderuese në fillim të kësaj jave, ndërsa pret ofertat deri në fund të shtatorit për përcaktuar fituesin. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën