"Në total, 366 866 persona janë larguar në vendet fqinje, kryesisht në Rusi", deklaroi për shtypin në Gjenevë, Jan Laerke, zëdhënës i OCHA-s.
Rreth 326 000 banorë janë nisur në Rusi, ndërkohë që 263 000 janë zhvendosur brenda territorit të Ukrainës.
Sipas një vlerësimi, rreth 630 000 persona janë larguar nga banesat e tyre pas krizës dhe luftimeve, një shifër që OCHA e konsideron si të pasaktë sepse pjesa më e madhe e personave nuk janë deklaruar.
"Shifrat e vërteta janë më të larta", nënvizoi zëdhënësi i agjencisë humanitare të OKB-së.
Të paktën 5,1 milionë persona jetojnë në zonat e prekura drejtpërdrejt nga konflikti, që ka shkaktuar rreth 2 900 të vrarë.
Më 2 shtator, OCHA njoftoi se 260 000 persona kishin kërkuar azil apo strehim në Rusi dhe 260 000 të tjerë ishin zhvendosur brenda territorit të Ukrainës./ATSH/