OKB: 4 634 të vdekur që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë

/ATSH-AFP/ - Konfliktit në lindje Ukrainës ka shkaktuar që prej mesit të muajit prill 4 634 të vdekur, duke përfshirë këtu 298 viktimat e avionit Malaysian Airlines, sipas një bilanci të publikuar më 12 dhjetor nga OCHA, zyra e Kombeve të Bashkuara ngarkuar me ndihmën humanitare.

Përveç të tjerave, 10 423 persona janë plagosur, sipas këtij bilanci të siguruar më 7 dhjetor.

OCHA theksoi se 5,2 milionë persona jetojnë në zonat e prekura nga konflikti, që ka përballur forcat proqeveritare ukrainase me rebelët separatistë prorusë të mbështetur nga Moska.

Ky bilanc numëron 300 të vdekur më shumë se i mëparshmi, që daton më 20 nëntor, që bën fjalë për 4 317 të vdekur, ushtarë ukrainas, civilë dhe anëtarë të grupeve të armatosura.
OKB-ja do të publikojë të hënën një raport tjetër për situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij