OKB, ​Rama: Ndaj ekstremizmit
të dhunshëm të përdoret ushtria

OKB, ​Rama: Ndaj ekstremizmit<br />të dhunshëm të përdoret ushtria
“Kombinimi i forcës ushtarake ndërkombëtare dhe dialogut politik mund të ketë sukses në Lindjen e Mesme ashtu sikurse ka pasur në rajonin tonë”. Ky ishte mesazhi qendror me të cilin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i është drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë samitit kundër ekstremizmit të thirrur nga Obama. “Duhet të ketë strategji politike dhe ushtarake. Dhe ashtu sikurse ne në Ballkan na u desh të adresonim ankesat e njëri-tjetrit, po ashtu duhet të adresohen dhe ankesat në Irak dhe Siri. 

Por mbi të gjitha u duhet bërë thirrje brezave të rinj në mbarë botën, që ata të shohin shpresë dhe jo gjak në horizont, në mënyrë që ata të shohin se ne e luftojmë ekstremizmin, duke e adresuar të ardhmen e tyre sikur terroristët të mos ekzistonin”,-tha Rama. Kryeministri shqiptar përdori shembullin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit ku konfliktet u superuan për hir të së ardhmes. Rama tha se ky model dialogu mund të përdoret dhe në Lindjen e Mesme.

“Duhet të përdoret forcë ushtarake, por në fund, për të mposhtur ideologjinë, ne duhet të fitojmë këtë betejë për mendjet dhe zemrat e brezave të ardhshëm, sepse është fuqia e ëndrrave të tyre që e bën ndryshimin një realitet të përditshëm. Dhe ne e pamë këtë në Ballkan, ku aspirata e brezave të rinj, refuzimi i tyre për t’u lidhur me çfarëdo qoftë mënyre klasike (tradicionale) të politikës ballkanike, imponuan dhe siguruan dialogun në vend të konfliktit, të kuptuarit në vend të luftës, të ardhmen në vend të së kaluarës”,-tha Edi Rama.

Kryeministri foli edhe për modelin shqiptar të bashkëjetesës fetare, ashtu siç kishte thënë çdo ditë gjatë forumeve të zhvilluara në Nju Jork. “Unë jam udhëheqës i një vendi ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë në vëllazëri fetare, dhe i një vendi me një histori të lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë jam udhëheqës i një vendi, Shqipërisë, i cili pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohemi, ka bërë përparime të mëdha duke treguar se si mund të jetë një komb i karakterizuar nga harmonia midis besimeve të ndryshme”,-u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare, teksa falënderoi për mundësinë që Obama i dha për të folur ndër 12 liderët botërorë të përzgjedhur, tha se Shqipëria do të punojë më shumë për të eliminuar ekstremizmin. “Kërcënimi nga radikalizmi i ideologjive dhe veçanërisht ekstremizmi i dhunshëm xhihadist nuk do të mposhten lehtë. Ne, në Shqipëri, do të prezantojmë një reformë për të siguruar që çdo fëmijë të edukohet men një mendësi të hapur ndaj botës së besimeve të ndryshme dhe shtigjeve të historisë. Pastaj, të zhvillojmë Qendra Rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm, për të luftuar ndarjen ndër-etnik dhe për të larguar me dialog stereotipat”-tha Rama. 
 
 Ja fjala e plotë e kryeministrit Rama në OKB:

Unë jam udhëheqës i një vendi ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë në vëllazëri fetare, dhe i një vendi me një histori të lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Unë jam udhëheqës i një vendi, Shqipërisë, i cili pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohemi, ka bërë përparime të mëdha duke treguar se si mund të jetë një komb i karakterizuar nga harmonia midis besimeve të ndryshme. Momenti më i rëndësishëm i karrierës sime si Kryeministër deri tani ka qenë vizita e Papës në kryeqytetin shqiptar.

Pra, ndërsa njerëzit e të gjitha besimeve ose të asnjë lloj besimi dolën për të mirëpritur Papa Françeskun, unë u ndjeva krenar që jam shqiptar, unë u ndjeva krenar që jam ballkanas.

Sepse unë besoj se ai moment që u përjetua në Ballkan ka një rëndësi më të gjerë shumë, në kuadrin e sfidave të mëdha me të cilat po përballemi të gjithë së bashku.

Kërcënimi nga radikalizmi i ideologjive dhe veçanërisht ekstremizmi i dhunshëm xhihadist nuk do të mposhten lehtë. 

Duhet të përdoret forcë ushtarake, por në fund, për të mposhtur ideologjinë, ne duhet të fitojmë këtë betejë për mendjet dhe zemrat e brezave të ardhshëm, sepse është fuqia e ëndrrave të tyre që e bën ndryshimin një realitet të përditshëm.

Dhe ne e pamë këtë në Ballkan, ku aspirata e brezave të rinj, refuzimi i tyre për t’u lidhur me çfarëdo qoftë mënyre klasike (tradicionale) të politikës ballkanike, imponuan dhe siguruan dialogun në vend të konfliktit, të kuptuarit në vend të luftës, të ardhmen në vend të së kaluarës.

Duhet të ketë strategji politike dhe ushtarake. Dhe ashtu sikurse ne në Ballkan na u desh të adresonim ankesat e njëri-tjetrit, po ashtu duhet të adresohen dhe ankesat në Irak dhe Siri.

Kombinimi i forcës ushtarake ndërkombëtare dhe dialogut politik mund të ketë sukses në Lindjen e Mesme ashtu sikurse ka pasur në rajonin tonë.
Por mbi të gjitha u duhet bërë thirrje brezave të rinj në mbarë botën, që ata të shohin shpresë dhe jo gjak në horizont, në mënyrë që ata të shohin se ne e luftojmë ekstremizmin, duke e adresuar të ardhmen e tyre sikur terroristët të mos ekzistonin. 

Ne, në Shqipëri, do të prezantojmë një reformë për të siguruar që çdo fëmijë të edukohet men një mendësi të hapur ndaj botës së besimeve të ndryshme dhe shtigjeve të historisë. Por ja ku jemi, Kombet e Bashkuara. Nuk mundemi ne të gjithë të biem dakord mbi një statut global të bazuar në një sërë vlerash e cila të bëhet pjesë dhe të mësohet në kurrikulat e shkollave në të gjithë botën?

Pastaj, të zhvillojmë programe për komunitetin, të rinjtë, artin dhe programe kulturore, si është Qendra Rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm që ne jemi duke krijuar në Tiranë, për të luftuar ndarjen ndër-etnik dhe për të larguar me dialog stereotipat.
Ne kemi nevojë për koalicionin e ushtrive, por kemi nevojë edhe për koalicionin e ndjenjave dhe kemi nevojë që komunitetet të mos qortojnë besimet e të tjerëve për të besuar atë që ne besojmë vetë. Në fillim të vitit, në Paris, pamë sesi njerëzit e mbarë botës mund të mblidheshin së bashku, pavarësisht nëse ata ishin ose jo në solidaritet me pikëpamjet mbi botën të viktimave.

Para se një sulm tjetër të tregojë përsëri të gjithë thellësinë e së keqes, le të mobilizohemi për të krijuar atë pengesë të pathyeshme të ndjenjës njerëzore me një statut global, një thirrje që shkon drejt e në zemrat të cilat, pavarësisht urrejtjes që ato mund të mbartin, në thellësitë e tyre ato janë në kërkim të një botë më të drejtë.
Ta shoqërojmë këtë statut masa që tregojnë angazhimin më të sinqertë për ta bërë botën një vend ku respektohen besimet dhe dallimet e të tjerëve; një botë më të barabartë dhe të qëndrueshme nga rrethinat e Bagës në ato të Parisit.

Unë shpresoj që diçka prej asaj që ne kemi mësuar në Ballkan mund të jetë e dobishme për këtë betejë.
Ashtu sikurse një vit paqeje dhe dialogu nuk mund të fshijë një shekull të tërë shënuar nga lufta dhe urrejtja në Ballkan, ashtu edhe një statut nuk mund të fshijë verbërinë e terroristëve apo etjen e për më shumë pushtet të kujtdo që përfiton nga shkatërrimi që ata sjellin.

Por le t’i bëjmë thirrje frymës globale, asaj e cila duhet të luftojë radikalizmin, duke i bërë ballë në të njëjtën kohë ndryshimeve klimatike, sepse asnjë shtet, asnjë ushtri mund t’i mposhtë këto i vetëm, dhe me siguri secili prej popujve, dhe aleancat tona ushtarake së bashku mund të munden prej tyre.
Por nëse ne qëndrojmë së bashku me guxim e shpresës, atëherë ashtu sikurse dikush e ka provuar tashmë, pa marrë parasysh shkallën e sfidës, Po, ne Mundemi “Yes We Can”. Faleminderit!

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool