OKB ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën sesi po trajtohen emigrantët në kufi nga autoritetet hungareze. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki moon është shprehur i tronditur pas veprimeve të policisë, e cila ka hedhur në drejtim të refugjatëve gaz lotësjellës si dhe ka lëshuar autobotat e ujit ndaj tyre.
Të mërkurën qindra emigrantë u përplasën me forcat e sigurisë, në përpjekje për të kaluar përmes gardhit të vendosur nga qeveria hungareze në kufi me serbinë. Si pasojë e përleshjeve 300 prej tyre kanë marë plagë të rënda. Autoritetet hungareze mbrojtën veprimet e policisë me pretekstin se ata ishin sulmuar nga emigrant, të cilët përdornin fëmijët si mburojë njerëzore.
Pas mbylljes së kufirit hungarez refugjatët i janë drejtuar Kroacisë si vend tranzit për të kaluar drejt Gjermanisë. Autoritetet kroate kanë lejuar futjen e refugjatëve ndërkohë që kanë paralajmëruar se nëse vala rritet ata do të ndryshojnë sjellje.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO