Lufta/ OKB bën thirrje për zgjidhje me dy shtete! Raporti i Hamas: Sulmet e 7 tetorit ishin hap i domosdoshëm! Zbulohet tuneli 830 m i gjatë, mbaheshin pengjet izraelite

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen për zgjidhje me dy shtete, në një kohë që  kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka refuzuar sërish mundësinë e një shteti sovran palestinez.

“E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre, duhet të njihet prej të gjithëve”,- është shprehur Guterres.

 “Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, dhe mohimi i të drejtës së shtetësisë së popullit palestinez, janë të papranueshme,- ka shtuar ai të shtunën në Kampala, në një takim me kombet që kanë qenë neutrale gjatë Luftës së Ftohtë.

Sipas Guterresit, mohimi i zgjidhjes me dy shtete po zgjat konfliktin, që është kthyer në kërcënim global për paqen dhe sigurinë, dhe po kontribuon në polarizim dhe forcim të ekstremizmit në çdo vend.

Për dallim prej Guterresit, Netanyahu e mohon në vazhdimësi idenë e një shteti palestinez, pasi të përfundojë konflikti në Gazë.

“Nuk do të bëj kompromis në kontrollin e sigurisë mbi gjithë zonën në perëndim të Jordanisë – dhe kjo është në kundërshtim me shtetin palestinez”,- ka thënë ai.

Hamasi publikoi një dokument me 17 faqesh në të cilin shpjegon se sulmi i 7 tetorit kundër Izraelit ishte një hap i domosdoshëm dhe një përgjigje normale ndaj të gjitha komploteve izraelite kundër popullit palestinez.

Hamasi shtoi se në kaosin rreth kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës ndoshta janë bërë gabime, por mohoi të ketë shënjestruar civilët përveç rastësisht dhe gjatë përleshjeve me forcat pushtuese, pavarësisht se 1,140 njerëz, u vranë në këtë sulm të paprecedentë.

Ndërkohë, një tunel ku të paktën 20 pengje izraelitë të kapur nga Hamasi më 7 tetor u mbajtën të burgosur në periudha të ndryshme u zbulua në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Tuneli është afërsisht 830 metra i gjatë dhe 20 metra i thellë dhe ndodhet nën shtëpinë e një udhëheqësi të Hamasit.

Përpjekje diplomatike janë duke u zhvilluar nga SHBA, Katari dhe Egjipti për të bindur Izraelin dhe Hamasin të bien dakord për një propozim të ri dhe është e mundur që në ditët në vijim të ketë një raund të ri negociatash në Kajro.

Kjo është raportuar nga Wall Street Journal, sipas së cilës shtetet ndërmjetësuese kanë propozuar një plan 90-ditor që fillon me një armëpushimi, lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë në Izrael dhe një tërheqje të ngadaltë e forcave izraelite nga Gaza.

Pas sulmeve të Hamasit në Izrael – duke lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë 240 pengje – ushtria izraelite ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gaza, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë rreth 25.000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Raporti i Hamas: Sulmet e 7 tetorit ishin hap i domosdoshëm! Zbulohet tuneli 830 m i gjatë, mbaheshin pengjet izraelite

 

Gaza

Hamasi publikoi një dokument me 17 faqesh në të cilin shpjegon se sulmi i 7 tetorit kundër Izraelit ishte një hap i domosdoshëm dhe një përgjigje normale ndaj të gjitha komploteve izraelite kundër popullit palestinez.

Hamasi shtoi se në kaosin rreth kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës ndoshta janë bërë gabime, por mohoi të ketë shënjestruar civilët përveç rastësisht dhe gjatë përleshjeve me forcat pushtuese, pavarësisht se 1,140 njerëz, u vranë në këtë sulm të paprecedentë.

Dokumenti ishte raporti i parë publik i Hamasit i publikuar në anglisht dhe arabisht që justifikonte sulmet.

Në një deklaratë, Hamasi kërkoi ndalimin e menjëhershëm të agresionit izraelit në Gaza, krimet dhe spastrimin etnik të kryer kundër të gjithë popullatës së Gazës.

“Ne theksojmë se populli palestinez ka kapacitetin të vendosë për të ardhmen e tij dhe të rregullojë punët e tij të brendshme”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se asnjë palë në botë nuk ka të drejtë të vendosë në emër të tyre.

Ndërkohë, një tunel ku të paktën 20 pengje izraelitë të kapur nga Hamasi më 7 tetor u mbajtën të burgosur në periudha të ndryshme u zbulua në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Tuneli është afërsisht 830 metra i gjatë dhe 20 metra i thellë dhe ndodhet nën shtëpinë e një udhëheqësi të Hamasit.

“Hyrja ishte e mbyllur dhe e mbushur me lëndë shpërthyese. Ushtarët që depërtuan u përballën me terroristët dhe i luftuan". Në atë moment nuk kishte pengje në tunele”, saktësoi ushtria izraelite.

Ora 19:59
Wall Street Journal: SHBA, Katari dhe Egjipti po tentojnë të bindin Izraelin për të pranuar një plan 90-ditor

1705863698_ghiphiphphp.JPG

Gaza

Përpjekje diplomatike janë duke u zhvilluar nga SHBA, Katari dhe Egjipti për të bindur Izraelin dhe Hamasin të bien dakord për një propozim të ri dhe është e mundur që në ditët në vijim të ketë një raund të ri negociatash në Kajro.

Kjo është raportuar nga Wall Street Journal, sipas së cilës shtetet ndërmjetësuese kanë propozuar një plan 90-ditor që fillon me një armëpushimi, lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë në Izrael dhe një tërheqje të ngadaltë e forcave izraelite nga Gaza.

Kjo fazë e parë përfshin gjithashtu fundin e mbikëqyrjes me dron mbi Gaza dhe një rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare.

Në fazën e dytë, do të bëhet lirimi nga Hamasi i ushtareve Izraelite të kapura rob, në të njëjtën kohë me lirimin e të burgosurve të tjerë palestinezë nga Izraeli.

Në fazën e tretë, përfundon WSJ, pretendohet lirimi i ushtarëve të tjerë izraelitë, në këmbim të tërheqjes së ushtrisë izraelite jashtë Gazës

Ora 18:46
Gaza/ Hamas: Mbi 25 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 63 mijë të plagosur që nga 7 tetori

1705859273_ruikrirfdyifyirf.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, ka deklaruar ditën e sotme se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga fillimi i luftës, më 7 tetor, ka shkuar në 25,105.

Ndër të tjera, ministria palestineze bën me dije se 62,681 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja