OKB, diskutim mbi dhunën në Gaza

OKB, diskutim mbi dhunën në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po mban një takim urgjent për të diskutuar mbi situatën në Gazë, pas një dite me dhunën më vdekjeprurëse mes Izraelit dhe palestinezëve në 5 vitet e fundit.

Palestinezët u përleshën sot me forcat izraelite në Bregun Perëndimor gjatë protestave që shënuan atë që ata e quajnë "Nakba" ose "Dita e Katastrofës" kur qindra mijëra palestinezë u dëbuan gjatë luftimeve të vitit 1948 për krijimin e shtetit izraelit. Protestat ndodhin një ditë pas përleshjeve në të cilat forcat izraelite vranë të paktën 58 palestinezë dhe plagosën më shumë se 2 mijë e 700 të tjerë. E hëna ishte dita më e përgjakshme e dhunës ndërkufitare në Gazë, që nga një luftë e vitit 2014 me Izraelin.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley i doli në mbrojtje përgjigjes izraelite duke fajësuar Hamasin për trazirat e djeshme në kufirin e Izraelit me Gazën, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për situatën e krijuar.

Tym i dendur i zi dilte nga gomat e djegura ndërsa palestinezët hodhën gurë sot mbi trupat izraelite që u përgjigjën me gaz lotsjellës në qytetin palestinez të Ramallahut.

Autoritetet në Gazë ndërkohë u bënë thirrje civilëve të shpërndaheshin, pasi shpërthimet me bombë goditën objektiva ushtarake në territor.

Gazeta Haaretz me seli në Tel Aviv tha se autoritetet izraelite dhanë urdhër për bombardime në përgjigje të sulmeve të fundit të militantëve.

"Veprimet e ushtrisë janë brutale ndaj palestinezëve, ndaj fëmijëve, grave dhe burrave. Siç e dini, protestuesit e rinj erdhën këtu të pambrojtur dhe këta protestues dëshirojnë t’i dërgojnë një mesazh botës, se duan të kthehen në tokat e tyre, në tokat që kishin në vitin 1948. Ne jemi ende këtu dhe do të vazhdojmë punën tonë të vështirë këtu si një ekip mjekësor dhe si palestinezë ", thotë Assad Salem, vullnetar në një qendër mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se 58 vetë u vranë dhe më shumë se 2,400 u plagosën të hënën, me më shumë se 130 prej tyre në gjendje “kritike” ose “serioze”.

Më 15 maj palestinezët përkujtojnë përvjetorin e asaj që e quajnë "nakba" apo "katastrofa", duke ju referuar ditës kur qindra mijëra palestinezë u dëbuan apo ikën gjatë luftimeve të vitit 1948 kur u krijua shteti i Izraelit. Refuzimi i "të drejtës së tyre për t’u kthyer", është një prej mosmarrëveshjeve kryesore në bisedimet e paqes ndërmjet arabëve dhe izraelitëve.

Protestat e këtyre ditëve janë pjesë e demonstratave që filluan në fund të marsit. Hamasi, organizata që qeveris në Gazë, e ka quajtur protestën, "Marshim i Kthimit".

Hamasi, pjesërisht ose në tërësi, cilësohet si organizatë terroriste nga disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Ministri u Jashtëm rus Sergey Lavrov përsëriti kundërshtimin e Moskës për hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Një numër i madh udhëheqësish të vendeve arabe e dënuan këtë veprim: kryeministri libanez Saad Hariri e cilësoi atë një vperim “provokues”, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se e hëna ushte “një ditë turpi”.

Qeveria turke tha se do ta thërriste ambasadorin e vet në Shtetet e Bashkuara, “për konsultime” lidhur me veprimin e hapjes së ambasadës./VoA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'